Shpërthim me tritol në zonën e “Myslym Shyrit”, makina në pronësi të bashkëshortes së avokatit Idajet Beqiri
Një automjet ka shpërthyer mëngjesin e kësaj të marte në zonën e “Myslym Shyrit”. Makina raportohet se është në emër të bashkëshortes së avokatit Idajet Beqiri. Sipas njoftimit të policisë, shpërthimi dyshohet të ketë ndodhur pasi automjetit i është vendosur lëndë plasëse.
Shpërthimi raportohet të ketë qenë i fuqishëm dhe është dëgjuar në zonë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar rrethanat dhe shkakun e këtij shpërthimi.
Njoftimi i plotë i policisë:
Rreth orës 09:15, në rrugën “Nikolla Lena”, para një pallati, ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, e vendosur në automjetin e parkuar në pronësi të shtetases N. B.
Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
BKH kontrolle në paraburgimin e Bradasheshit, sekuestrohen disa telefona
Ngjarje e rëndë në Mirditë, dhunohet nga tre persona të maskuar mjeku në fshatin Konaj
Akuza për korrupsion pasiv dhe shpërdorimi i detyrës, arrestohen dy policë në Tiranë
- 10:55 BKH kontrolle në paraburgimin e Bradasheshit, sekuestrohen disa telefona
- 10:40 Nis nesër në Gjermani gjyqi për shpërthimin e “Nord Stream”, akuza për krim lufte
- 10:40 Ndjekja e hajdutit përfundon në tragjedi, vritet polici në Belgjikë
- 10:32 Kosova i kërkon SHBA-së rikthimin e Dialogut Strategjik dhe mbështetje për anëtarësim në NATO
- 10:30 Gjermania arreston personin e tretë për zjarrin në stacionin e Starlink në Poloni
- 10:27 Treni i pasagjerëve del nga shinat në Pakistan, 4 të vdekur dhe 30 të plagosur