Top News – Ryshfet për heqjen e gjobave/ Pas kallëzimit të qytetarit, AMP arreston dy policë të rinj
13/10/2026 10:54

Dy punonjës të Policisë së Shtetit me detyrë në Komisariatin Nr. 4 në Tiranë janë arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nën dyshimet për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre. Sipas AMP-së, dy efektivët të moshave 20 dhe 23 vjeç, dyshohet se i kanë kërkuar dhe marrë një qytetari 20 mijë lekë, në këmbim të mosndëshkimit për një shkelje rrugore. Hetimi ka nisur pas kallëzimit të një qytetari. Nga veprimet hetimore dyshohet se punonjësit e Policisë me detyrë Inspektor i kanë kërkuar dhe marrë një shumë prej 20.000 lekësh në mënyrë që mos të ndëshkohej për shkeljen rrugore. Dy punonjësit e policisë akuzohen për veprat penale ‘Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’, kryer në bashkëpunim. Ndërkohë, hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë çështje.

Top News – Ryshfet për heqjen e gjobave/ Pas kallëzimit të qytetarit, AMP arreston dy policë të rinj
13/10 10:54
Top News – Në Luksemburg për kapitullin 20. Rama te mbledhja ndërqeveritare dhe konferencë me Kos
13/10 10:48
Top News – Aksidentohen të miturit me skutera. Berat, tre të plagosur, dy në gjendje të rëndë
13/10 10:24
Top News – Garanci sovrane për kreditë e shtëpive. Financat kundër, ‘prona mund të lihet kolateral’
13/10 10:12
Top Channel/ Shpërthim me lëndë plasëse në një biznes në Fier, dëmtohet dera e jashtme e një biznesi
13/10 09:34
Top Channel/ Momenti i aksident tragjik në Athinë, vdes 35 vjeçari, i përfshirë 52 vjeçari shqiptar
13/10 09:22
Top Channel / Raporti europian për Veliajn: Paraburgimi i zgjatur cenon të drejtat e tij
12/10 23:18
Top Channel / Një grua në krye të Burgjeve! Kush pritet ta zëvendësojë Adriatik Kupin
12/10 23:11
Top News- “Shpejt kape…”, banorët në ndjekje të grabitësve të veshur si policë
12/10 22:44
Top News- Një grua në krye të burgjeve, kush është drejtoresha e re pas ikjes së Adriatik Kupit?
12/10 21:11
Top Channel/ “Kape, kape”, momenti kur banorët ndjekin grabitësit të veshur si policë
12/10 21:01
Top Channel /Rrëfimi për grabitjen në Elbasan. U grabitën nga pesë persona të armatosur e maskuar
12/10 20:06
Top Channel /Hoxhës i shuhet dënimi për vrasje.I dënuar për vrasjen e dy vëllezërve
12/10 19:59
Top Channel /Tabaku, vizitë në burg. Deputetja kundërshton argumentet për ndryshimet në Kodin Penal
12/10 19:54
Top Channel / Ministri izraelit vlerëson Ramën. Gideon Sa’ar: Zë i guximshëm në arenën ndërkombëtare
12/10 19:46
Top Channel / Ministria abuzoi me pesticidet, lejoi tregtimin e helmeve të ndaluara
12/10 19:42
Top Channel / KLSH: 10 mln lekë për pastrim, por liqeni në mëshirë të fatit. TCH sjell pamjet
12/10 19:40
Top Channel / Ulje mesatare 20–22% për produktet e shportës, çmimet fiksohen deri më 12 janar
12/10 19:37
Top News – Grabitja me armë në Elbasan/ Familjarët rrëfejnë momentet e tmerrit: Nënës i ra të fikët
12/10 19:29
Top Channel/ “Shtrihu, jemi shteti”, të maskuar si policë grabitën shtëpinë në Elbasan: Na thanë…
12/10 19:25