Dhjetë njerëzit më të pasur në botë zotërojnë së bashku afro 2.8 trilionë euro, sipas listës së fundit të miliarderëve të Bloomberg. Në krye qëndron Elon Musk, me një diferencë të jashtëzakonshme ndaj pjesës tjetër të renditjes.Pasuria e Musk vlerësohet në rreth 925 miliardë euro, ndërsa vetëm gjatë vitit 2026 është rritur me rreth 374 miliardë euro, ose 68%.
Në vendin e dytë renditet Larry Page me rreth 264 miliardë euro, i ndjekur nga Jeff Bezos me 246 miliardë dhe Sergey Brin me 245 miliardë euro. Mark Zuckerberg mban vendin e pestë me rreth 233 miliardë euro. Një nga rritjet më të mëdha gjatë këtij viti e ka regjistruar Michael Dell. Pasuria e tij është shtuar me rreth 105 miliardë euro, ose 84%, duke arritur në 229 miliardë euro. Sipas materialit, rritja lidhet kryesisht me kërkesën e madhe për serverët e inteligjencës artificiale.
Në vendin e shtatë është drejtuesi i Nvidia, Jensen Huang, me rreth 176 miliardë euro dhe një rritje prej 39 miliardësh gjatë vitit. Jo të gjithë miliarderët kanë dalë më të pasur nga 2026. Larry Ellison ka humbur rreth 48 miliardë euro dhe pasuria e tij ka zbritur në 172 miliardë. Steve Ballmer renditet i nënti me 163 miliardë euro, ndërsa Warren Buffett mbyll dhjetëshen me 127 miliardë, pasi ka humbur rreth 7 miliardë euro. Në dhjetëshen e parë nuk ka asnjë grua. Sipas materialit, gruaja më e pasur është trashëgimtarja e Walmart, Alice Walton, e cila renditet në vendin e 14-të me rreth 117 miliardë euro.