Top News – Trump mbron marrëveshjen me Putinin / Kritika nga çdo anë, ‘u pajtuan se u thashë unë’
13/10/2026 11:13

Presidenti amerikan, Donald Trump, përballë kritikave të ashpra nga zyrtarë në Ukrainë, Evropë dhe madje edhe nga radhët e Partisë së tij Republikane, mbrojti vendimin për të lejuar eksportet e naftës nga Rusia. Ai po ashtu këmbënguli se një ndërprerje sulmesh ndaj objekteve energjetike mes Kievit dhe Moskës është në fuqi, pavarësisht se asnjëra palë nuk e ka konfirmuar këtë. Duke folur me gazetarët në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, Trump tha se armëpushimi po zbatohej, edhe pse zyrtarët ukrainas raportuan për sulme të tjera ruse. I pyetur nëse të dyja palët ishin pajtuar për armëpushimin, Trump tha: “U pajtuan. E dini pse? Sepse unë thashë: ‘Ju pajtoheni’ – prandaj. U pajtuan sepse unë thashë se ishin pajtuar, dhe kjo çështje duhet të zgjidhet”. I pyetur për raportimet mbi shkeljet ruse të marrëveshjes, Trump tha se “nuk ishte i sigurt për këtë”, duke shtuar se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, “duhet të takohen dhe t’i japin fund asaj lufte të pakuptimtë”. Trump njoftoi në rrjetet sociale më 11 tetor se të dyja palët ishin pajtuar për një armëpushim energjetik që do të hynte në fuqi menjëherë. Moska ende nuk e ka konfirmuar njoftimin, ndërsa Zelensky tha se propozimi ishte i papritur për të. Edhe në të kaluarën Trump ka deklaruar se palët ishin pajtuar t’i ndalnin sulmet ndaj objekteve energjetike. Këtë e bëri edhe më 14 shtator, por Putin vazhdoi sulmet, duke shuar çdo shpresë për një armëpushim të qëndrueshëm. Ndërkaq, Zelenski ka thënë se Ukraina është e gatshme t’i ndalë sulmet ndaj rafinerive ruse, nëse Moska pranon të ndalë sulmet ndaj sistemit energjetik ukrainas.

Top Channel/ Alarm i kuq për klimën, rekord historik me temperatura mbi normalen
25/11 23:24
Top Channel/ Von der Leyen: Shqipëria, ritëm mbresëlënës! Së shpejti, fonde të reja
25/11 23:22
Top News- ‘Jam me kancer, më ndihmoni’. Mashtroi për 10 vite, 34-vjeçarja fitoi 200 mijë dollarë
25/11 23:00
Top Channel/ Trump rikthen tarifat doganore, preken 14 partnerët tregtarë të SHBA, mes tyre BE
25/11 20:26
Top News – 600 atentate dhe çmendi mijëra gra, komandanti i fundit guerril që donte të vriste CIA
25/11 18:46
Top News – Gratë do të quhen ‘Bibi’. Talibanët u heqin emrat nga dokumentet zyrtare
25/11 18:14
Top News – Jo simbole fetare në sallat e gjyqit/ Danimarka zgjeron kufizimet për shaminë islame
25/11 17:41
Top News- Pas anijeve, sulmon bazën ajrore/ Ukraina shkatërron pesë avionë në Rusi
25/11 17:37
Top Channel/ Femicidi, Kombet e Bashkuara: “Shtëpia, vendi më i rrezikshëm për gratë”!
25/11 15:32
Top News – Boris Johnson ‘trazon’ Kremlinin / Kërkon trupa perëndimore në Ukrainë, ‘forcë simbolike’
25/11 15:19
Top News – Trump zemërohet sërish / Rrit tarifat për BE e Kinën, 16 ekonomi në shënjestër
25/11 15:09
Top News – Libia ‘i shpall luftë’ Ukrainës / Ushtria e Haftarit ‘do hakmerret’: Në kohën e duhur
25/11 14:59
Top News – 700 mijë ushtarë rusë të vrarë / Kremlini hedh poshtë raportet: Vetëm ne e dimë!
25/11 14:58
Top News – Trump ‘fal’ gjelat e detit / Quheshin Liria dhe Pupla, ‘u kursehet jeta…’
25/11 14:52
Top News- Tentuan të vidhnin rezidencën e Princit William/Arrestohen dy shqiptarë në Britani
25/11 13:39
Top News – ‘Rusia kërkon më shumë se Ukraina’ / Merz paralajmëron Evropën: Kërcënim në rritje
25/11 13:37
Top Channel/ Ambasadori iranian në Romë: Duam paqen, jo bombën atomike- Europa të na ndihmojë!
25/11 13:14
Top News – Magyar e Zelenski luajnë volejboll / ‘Miqësia me Putinin nuk të çon askund’
25/11 13:05
Top News – ‘Largohuni shpejt nga Irani!’ Lufta nis shpejt, SHBA paralajmëron qytetarët
25/11 13:05
Top News – Dallgë 9 metra të larta dhe batica / Përmbytje deri në një metër, Kalifornia në ‘ankth’
25/11 13:04