Kryeministri bullgar, Rumen Radev njoftoi se dy anije u goditën me dronë pranë ujërave të Bullgarisë, incidenti i dytë brenda një jave. Radev konfirmoi se një anije mallrash në pronësi të Ukrainës u godit nga tre dronë dhe pak më vonë, një tjetër mjet lundrues.
Kjo është krejtësisht e papranueshme.
Radev tha se mjeti i parë lundrues ishte anija e mallrave “Chelsea 3”, me flamur të Maltës, ndërsa konfirmoi se u shpëtuan të 15 anëtarët e ekuipazhit: 7 ukrainas dhe 8 azerë.
Na mungojnë prova të forta e të qarta për të ngritur akuza kundër një pale specifike.
Por, aludoi se pas kësaj qëndron Rusia dhe do të thërrasë ambasadorin rus.
Sipas autoriteteve bullgare nga anija e dytë “Azov Concord”, 5 marinarë u evakuuan. 11 persona nga ekuipazhi rezultojnë të zhdukur.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte tha se bisedoi me kryeministrin bullgar për sulmet e fundit.
Aleanca do të vijojë bashkëpunimin e ngushtë me vendet anëtare në rajon. Ne kemi forcuar praninë mbrojtëse përgjatë krahut lindor e do të vazhdojmë të monitorojmë situatën e sigurisë, si dhe të përshtasim masat parandaluese e mbrojtëse, sipas nevojës.
Sulmet pranë brigjeve të Bullgarisë u dënuan ashpër nga Brukseli dhe Ukraina. Kievi zyrtar akuzoi drejtpërdrejt Rusinë.
Deti i Zi është kthyer në një tjetër front të përshkallëzimit të luftës së Rusisë ndaj Ukrainës. Ky është një zhvillim i papranueshëm, u shpreh shefja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.