web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vijojnë skemat/ Shtyhet sërish seanca në GJKKO për Veliajn

13 Tetor 2026, 11:16, Aktualitet CNA

Seanca e sotme gjyqësore për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, ndaj të cilit rëndojnë 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, është shtyrë përsëri.

Bëhet me dije se seanca është shtyrë për në datën 27 tetor për shkak të bojkotit të avokatëve, të cilët mbahen peng prej disa javësh nga Maks Haxhia.

Gjykata e Posaçme, ashtu si herën e fundit, ka marrë masa për këtë bojkot duke gjobitur me 100 mijë lekë avokatët dhe pezulluar afatet e paraburgimit. 

Seancë pas seance, strategjia e Veliajt është e njëjtë, duke përdorur skema për të shtyrë pafundësisht seancat në GJKKO, një herë duke përdorur si pretekst sëmundjet, herë tjetër ndryshimin e avokatëve, tjetrën herë kafazin e xhamit, lindjet dhe së fundi bojkoti i avokatëve për të cilin i është vënë në shërbim Maks Haxhia. /CNA





Lajmet e fundit nga