Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shtyhet sërish gjyqi ndaj Veliajt, gjykata ndëshkon avokatët me gjobë 100 mijë lekë të reja

Shkruar nga Newsbomb
Shtyhet sërish gjyqi ndaj Veliajt, gjykata ndëshkon avokatët me
Kryebashkiaku Erion Veliaj

Seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është shtyrë këtë të martë për në datën 27 tetor, për shkak të mungesës së avokatëve mbrojtës.

Për mosparaqitjen e tyre në seancë, gjykata ka vendosur gjobitjen e avokatëve me nga 100 mijë lekë të reja secilin. Avokatët vijojnë bojkotin e seancave gjyqësore, në shenjë kundërshtimi ndaj rregullores së Kuvendit, me të cilën nuk janë dakord.

Erion Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025. Qytetari i parë i Tiranës akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Hetimet, sipas SPAK, lidhen me disa episode të dyshuara korrupsioni dhe përfitimesh të parregullta, të cilat pretendohet se kanë përfshirë kompani që kanë përfituar leje ndërtimi ose fonde publike nga Bashkia e Tiranës.

Ai akuzohet së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, se ndërtuan një mekanizëm kompleks korruptive për të përvetësuar fondet publike, të cilat transferoheshin në formë ryshfeti nga kompani kontraktore dhe OJF përfituese të fondeve të Bashkisë së Tiranës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese