
Pas skandalit të videove intime të kompozitorit Adrian Hila, këngëtarja Eli Fara bëri një reagim ku theksonte se nuk kishte asnjë arsye përse të turpërohej. Së fundmi ajo ka njoftuar rikthimin në skenë dhe pritet të performojë në një klub të Tiranës më 16 tetor.
Ka qenë vetë Eli që ka ndarë në Instagram një postim ku bëhet me dije se do të performojë së bashku me këngëtarë të tjerë të njohur.
Pavarësisht vëmendjes mediatike të ditëve të fundit, ajo ka vijuar angazhimet e saj muzikore, duke u rikthyer para publikut në kryeqytet. Dje edhe aktorja Monika Lubonja u rikthye me postimet në rrjetet sociale duke u shprehur "çudia më e madhe 7 ditë zgjat". Versus.al

