web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Propozimi i KQZ-së për zgjerimin e votimit elektronik/ Balla: Zgjidhja e duhur

13 Tetor 2026, 11:40, Politikë CNA

Propozimi i KQZ-së për zgjerimin e votimit elektronik/ Balla: Zgjidhja

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka folur për mediat pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, që u braktis nga opozita pas debateve.

Balla komentoi deklaratën e opozitës se do të çojnë në Gjykatë Kushtetuese ndarjen e re territoriale që u miratua në seancën e fundit plenare. Balla tha se procedura e ndjekur nga Kuvendi është totalisht në përputhje me Kushtetutën.

“E kanë çuar edhe në 2014 dhe Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar qartë se çfarë kriteresh duhet të përmbushë një reformë e tillë për të qenë në rregull me Kushtetutën. Procedura e ndjekur nga Kuvendi është totalisht në përputhje me Kushtetutën. Pastaj a ka një vendim që merret këtu dhe nuk çohet në Kushtetuese”, tha Balla.

Ai është pyetur nga gazetarët edhe për kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zgjerimin e votimit elektronik për zgjedhjet lokale të 2027-ës. Balla tha se kjo do të ishte zgjidhja e duhur që do t’i jepte fund numërimit të votave që zgjat për disa ditë radhazi.

“PS e mbështet përdorimin e teknologjisë. Kanë qenë disa palë zgjedhje se nxjerrja e rezultatit pas votimit është zgjidhja e duhur për t'i dhënë fund situatës ku duhen ditë të tëra numërimi për të nxjerrë një rezultat. Përgjigjja e Berishës është shumë e nxituar sepse në disa palë zgjedhje ka qenë dakord për këtë çështje, për cilësinë apo sigurinë e votimit elektronik. Berisha ka mendjen e vet dhe nuk ia ndryshon njeri. Do të ishte perfekte që njësia më e madhe vendore të ishte një prej atyre njësive me numërim elektronik. Mendoj se gjetja e një zgjidhjeje për t'i dhënë fund numërimit që zgjat me ditë të tëra duhet parë”, tha Balla.

Ndër të tjera foli edhe për reformën zgjedhore, ku tha “shpresoj shumë që reforma zgjedhore të mos jetë e njëanshme, por dua të kujtoj opozitën se fundi i punës së komisionit është në nëntor”. /CNA





Lajmet e fundit nga