Pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se Partia Socialiste mbështet përdorimin e teknologjisë në zgjedhje.
Ai e cilësoi të nxituar qëndrimin e Berishës, duke kujtuar se PD ka dhënë dakordësinë për përdorimin e votimit elektronik në disa procese zgjedhore, pa ngritur, sipas tij, pretendime për sigurinë dhe cilësinë e këtij sistemi.
“PS e mbështet përdorimin e teknologjisë, besoj se kanë mjaftuar disa palë zgjedhje qofshin vendore apo qendrore për të konfirmuar se dalja e rezultatit menjëherë është gjëra e duhur.
E kam thënë edhe kryeministri e ka thënë se duhet të gjejmë zgjidhje për t’i dhënë fund asaj situatë pas përfundimit të zgjedhjeve ku duhen ditë të tëra për numërim. Përgjigja e zotërisë që drejton sot PD është e nxituar. Sa kohë që PD ka dhënë dakordësi në disa palë zgjedhje dhe nuk ka pasur asnjë ankesë për sigurinë, cilësinë e votimit elektronik.
Në 2025 së fundmi ka pasur votim elektronik, në Elbasan në 2023. Zoti Berisha ka mendjen e vet dhe nuk ia mbush do njeri. Unë po ju them mendimin tim. Vendimmarrjet në KQZ për fat të keq janë të natyre politike.
Por gjetja e një zgjidhje për t’i dhënë fund numërimit që zgjat me ditë të tëra duhet parë, dhe pjesa me rëndësi është pjesa që lidhet me depolitizimin e komisioneve zgjedhore.” tha ai.













