
Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla iu rikthye sot një propozimi të bërë nga kryeministri Edi Rama për uljen e numrit të deputetëve të Kuvendit.
Ai ftoi PD-në që të caktonte përfaqësuesit e saj në rast se ishte e gatshme për diskutimet për uljen e numrit të deputetëve nga 140 që janë aktualisht në 101.
“Ka shumë propozime për ndryshime kushtetuese. Ju e dini se ne kemi ardhur në fillim të këtij viti me propozim për zvogëlimin e anëtarëve të Kuvendit për të shkuar nga 140 në 101 anëtarë. Është koha ta ftoj PD të ulemi dhe të diskutojmë për këtë çështje. Nëse PD është e gatshme, i ftoj të caktojnë përfaqësuesit e tyre dhe të ulemi të flasin për këtë gjë”- tha Balla. Versus.al

