Në 95-vjetorin e lindjes/ DRITËROI PËRTEJ DRITËROIT
Dritëro Agolli është më shumë se shkrimtari i një epoke: a...
Dritëro Agolli është më shumë se shkrimtari i një epoke: a...

Dritëro Agolli është më shumë se shkrimtari i një epoke: ai mishëron një mënyrë të të qenit në botë, një vetëdije krijuese që e shndërron përvojën historike në njohje të njeriut, të botës dhe të kontradiktave të ekzistencës.
Në veprën e tij, e veçanta e përvojës shqiptare merr përmasa universale, ndërsa fjala artistike kapërcen kufijtë e rrethanës që e lindi dhe bëhet mjet zbulimi i kontradiktave të qenies dhe i të vërtetave që i mbijetojnë kohës.
Universi i tij letrar ndërtohet mbi një estetikë të shumëfishtë, ku ironia dhe grotesku, lirizmi dhe urtia popullore, e përditshmja dhe reflektimi filozofik ndërthuren në një vizion origjinal të realitetit. Përmes kësaj ndërthurjeje, Dritëroi depërton përtej dukjes, zbulon paradokset e qenies dhe vë në pikëpyetje të vërtetat që koha i shpall të përjetshme, duke dëshmuar kësisoj kurajën intelektuale të krijuesit vizionar.
Një moment veçanërisht domethënës në vetëdijen krijuese të Dritëroit është zgjedhja, jo e rastësishme, për t’u vetëshpallur «apostull» — në një kohë kur ai krijonte nën një regjim që ateizmin e kishte shpallur kredon e vet dhe kur kulti i heroit komunist përbënte modelin e privilegjuar të afirmimit publik, të cilin shoqërisë jo vetëm ia ofronin, por edhe ia rekomandonin.
“Shenjtëri e rrënjë e vjetër,
Mbaj pak vesh e pak vështro,
Ç’po të flet nga bregu tjetër
Një apostull Dritëro”.
Tejkalimësia shfaqet këtu si akt emancipimi, por edhe si sfidë: aftësia për të menduar përtej autoritetit që kërkon të përcaktojë kufijtë e mendimit dhe të qenies.
Në këtë vetëpërcaktim, jo vetëm poetik, përvijohet një figurë që kapërcen përmasat e zakonshme të shkrimtarit. «Apostulli Dritëro» mishëron vetëdijen e krijuesit për misionin e tij dhe për mesazhin që synon të përcjellë përtej kufijve të individualitetit.
Kjo vetëshpallje përbën një akt të pazakontë vetëpërfytyrimi krijues, përmes të cilit poeti e projekton figurën e vet në një horizont kohor më të gjerë se epoka që e lindi, duke i dhënë kumtit të tij potencialin e një domethënieje universale.
Dritëroi përtej Dritëroit është, në fund të fundit, apostulli që bëhet më i madh se vetë vetëshpallja e tij: krijuesi që, duke e shndërruar përvojën e vet historike në një kumt njerëzor, kapërcen kufijtë e kohës që e lindi.
Përtej figurës së autorit dhe rrethanave të epokës, mbetet vepra si hapësirë e gjallë e mendimit, e lirisë dhe e vetëdijes kritike.
Sepse përmasa e një shkrimtari nuk përcaktohet vetëm nga koha së cilës i përket, por edhe nga aftësia e veprës së tij për t’u bërë bashkëkohëse e kohëve që vijnë.
Apostulli Dritëro e ka fituar sfidën e vet.
Në mesnatën e 26 shkurtit 1960, në një orë kur qytetet zak...
Nga plot gëzime në jetë veçoj si kulm emërimin tim në Tira...
Osho dhe arti i të qenit. Të kesh është një mënyrë për të ...
Gjyqtarja, avokatja dhe aktivistja nga Afrika e Jugut, Nav...
Vallja e Osman Takës është përfshirë në Listën Kombëtare t...
Poetja, eseistja dhe përkthyesja kanadeze, Anne Carson, ka...
Sot, më 8 tetor, kompozitori i njohur shqiptar, Gjergj Lek...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, For...
Në vetëm dy muaj, Ansambli Folklorik “Shebeniku” ka shënua...
Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dhuvjan të Dropull...
Kjo e martë shënoi nisjen e punimeve civile dhe konservues...
Tirana ka një mozaik të ri të krijuar nga një punë artizan...
Një mbrëmje kushtuar poezisë, artit dhe krijimtarisë së po...
Më 29 shtator 2026, Teodor Laço, një prej figurave të shqu...
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar vendimi pë...
Mbi kurrizin e thyer të Kodrës Gordon, aty ku koha duket s...
Siti palafit i Linit vijon të zbulojë të dhëna të reja për...
Pazari i Vjetër i Korçës është kthyer në skenë të muzikës ...
Shkrimtari, skenaristi dhe diplomati i njohur, Ylljet Aliç...
Korça ka çelur mbrëmjen e së enjtes edicionin e tretë të “...
Lumi Lana është në prag të një katastrofe, është një bombë...
Kontrolli i Lartë i Shtetit në Auditimin Tematik të Përput...
Një denoncim i mbërritur në redaksinë e CNA nga një grup b...
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar të dhë...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në fshatin Ko...
Dy punonjës policie të Komisariatit nr.4 në Tiranë janë ar...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak pas mesnatës në...
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para t...
Emigracioni, plakja e popullsisë dhe mungesa e fuqisë punë...
Ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
CNA sjell një profil të veçantë të prefektes së Qarkut Kor...
Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë mot relativ...
BE-ja dëshiron t'u vijë në ndihmë prodhuesve të saj të aut...
Bashkimi Evropian synon që vendet që do të anëtarësohen në...
Presidenti amerikan, Donald Trump, përballë kritikave të a...
Kalimi i uraganit Simon përgjatë bregdetit të Paqësorit në...
Dritëro Agolli është më shumë se shkrimtari i një epoke: a...
Në mesnatën e 26 shkurtit 1960, në një orë kur qytetet zak...
Nga plot gëzime në jetë veçoj si kulm emërimin tim në Tira...
Osho dhe arti i të qenit. Të kesh është një mënyrë për të ...
Zhvillimi i turizmit në bregdetin e Jugut po krijon një tj...
Qeveria ka rishikuar draftin me ndryshimet në ligjin e str...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe ...
Qeveria ka rishikuar variantin e projektligjit “Për strehi...