Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, nafta rritet me 8 lekë për litër

Shkruar nga Newsbomb
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve,
Foto ilustruese

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në vend, ku nafta është rritur me 8 lekë për litër, ndërsa benzina me 1 lekë për litër.

Sipas njoftimit, nafta do të tregtohet me pakicë me një çmim jo më pak se 219 lekë për litër, ndërsa me shumicë nuk do të shitet më shumë se 207 lekë për litër.

Për benzinën, çmimi maksimal i shitjes me pakicë do të jetë 196 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë do të jetë 184 lekë për litër.

Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi sot  në orën 14:00, dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës.

Njoftimi i plotë:

Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve”, në zbatim të nenit 21/3 dhe nenit 21/5 të Ligjit 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, si dhe të Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, zhvilloi mbledhjen e rradhës.

Kështu Bordi i Transparencës në datë  13 Tetor 2026, vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 219 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se  207  lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 196 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 184 lekë/litër.

????️Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 13 ora  14.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

????Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

????️ Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese