AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Opozita kundër votimit elektornik në zgjedhjet vendore 2027

Partia Demokratike është shfaqur skeptike ndaj propozimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për zgjerimin e përdorimit të teknologjisë në zgjedhjet vendore.

Blerina GjokaBlerina GjokangaBlerina Gjoka
18 seconds më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisioneri Shteteror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, gjate nje komunikimi per median. Foto: LSA.

Konsultimet e partive politike me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve të premten përfunduan pa një konsensus për shtrirjen e përdorimit të votimit elektronik në zgjedhjet e reja vendore.

Partia Demokratike, si partia më e madhe e opozitës, shprehur mosbesim në zbatimin e këtij sistemi.

Në takimin konsultativ të kërkuar nga Komisioneri Ilirian Celibashi morën pjesë përfaqësues të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, Partisë Republikane, Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Partisë Fryma Re Demokratike, Lëvizja “Shqipëria Bëhet”, Partia Agrare Ambjentaliste dhe PartisëLëvizja e Legalitetit.

“Nga diskutimet përkatëse të këtyre përfaqësuesve, duket se partia kryesore e opozitës parlamentare nuk e mbështet zgjerimin e votimit dhe numërimit elektronik për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të vitit 2027”- njoftoi pas takimit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sipas KQZ-së, “rekomandimi i përfaqësuesve të tjerë politikë ishte për zbatimin e votimit dhe numërimit elektronik në disa bashki apo edhe në të gjithë territorin e vendit”.

Celibashi propozoi shtrirjen e votimit dhe numërimit elektronik në 3-4 bashki të mëdha në zgjedhjet e ardhshme propozim që u prit me rezerva nga partitë opozitare kryesisht për shkaqe sigurie të serverave dhe mosbesimit në institucionin e AKSHI-it për mirëmbajtjen e tyre.

Kreu i PD-së,  Sali Berisha, deklaroi qëndrimin kundër duke e konsideruar votimin dhe numërimin elektronik të manipulueshëm.

“Në asnjë bashki nuk pranojmë ne numërim elektronik, në mënyrë të prerë”- tha ai duke shtuar se “numërimi elektronik është manipuluar në mënyrë të turpshme”.

Ai akuzoi se në numërimin elektronik është implikuar direkt dhe Shërbimi Informativ Kombëtar.  Ai pretendoi se “janë krijuar servera paralelë, ka patur probleme të mëdha, ne nuk pranojmë asgjë të manipulueshme më në procesin zgjedhor”.

Ndërkohë, Partia Socialiste në pushtet e ka mbështetur në parim shtrirjen e këtij mekanizmi në zgjedhjet e ardhshme.

Votimi elektronik në Shqipëri u përdor për herë të parë si pilot në zgjedhjet parlamentare të prillit 2021, në 32 qendra votimi në Njësinë Administrative nr. 10 në Tiranë, ndërsa në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022 u shtri në të gjithë Bashkinë Vorë.

Në zgjedhjet vendore të 2023-it, sistemi u zgjerua në 401 qendra votimi në Elbasan, Kamëz dhe Vorë, duke përfshirë mbi 300 mijë zgjedhës, por u shoqërua me probleme teknike dhe vonesa në nxjerrjen e rezultateve.

 

Etiketa: Sali Berisha
Shqipëria e papërgatitur për ndikimin e Inteligjencës Artificiale në zgjedhje

Opozita kundër votimit elektornik në zgjedhjet vendore 2027

12:07 | 13/10/2026
575272732 18547616689061727 3541840626283021576 n e1791557107288

Vdekja e Giorgos Mazonakis vë nën lupë trajtimet e promovuara nga klinikat private

12:00 | 13/10/2026
chairman of the joint chiefs of staff (united states) and other soldiers visits germany on june 30 and 1 july 2025 21

Komandanti i Lartë i NATO-s zbulon planin për një fitore ndaj Rusisë

11:06 | 13/10/2026
on 9 may 2026 end of afternoon, a giant european flag is unfurled on the grand place in brussels, on the occasion of europe day/schuman day and immortalizing the city of brussels as the capital of europe.

Letër nga Brukseli: 15 vjet provë nga BE-ja, një padrejtësi për Ballkanin

10:49 | 13/10/2026
Sistemi arsimor humbi mijëra nxënës dhe qindra mësues – thekson raporti

Pse po dështon skema e kredisë studentore në Shqipëri?

07:15 | 13/10/2026
Trump ose vetëshkatërrimi i një superfuqie

Për administratën Trump, Kosova tashmë është thjesht një kartë negociuese

12:19 | 12/10/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.