AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Vdekja e Giorgos Mazonakis vë nën lupë trajtimet e promovuara nga klinikat private

Vdekja e këngëtarit Giorgos Mazonakis gjatë një procedure plazmafereze terapeutike ka ngritur pikëpyetje mbi mbikëqyrjen e klinikave private shëndetësore nga autoritetet greke, si dhe mbi përhapjen e pretendimeve të pabazuara për trajtime që premtojnë përmirësimin e shëndetit.

Eleni StamatoukouEleni StamatoukoungaEleni Stamatoukou
7 minutes më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
575272732 18547616689061727 3541840626283021576 n e1791557107288
Këngëtari grek Giorgos Mazonakis. Foto: Giorgos Mazonakis/Facebook

Kur këngëtari i njohur grek Giorgos Mazonakis ndërroi jetë papritur muajin e kaluar në një klinikë private në Kolonaki, një lagje luksoze në qendër të Athinës, fansat e tij mbetën të tronditur.

Mazonakis ishte vetëm 54 vjeç dhe po i nënshtrohej plazmaferezës, një procedurë mjekësore që heq plazmën nga gjaku dhe e zëvendëson atë me lëng të ri plazmatik. Ai pësoi një atak në zemër dhe u shpall i vdekur më 9 shtator.

E njohur zyrtarisht si Shkëmbimi Terapeutik i Plazmës (TPE), plazmafereza mund të përdoret për trajtimin e një sërë sëmundjesh, përfshirë mielomën, sklerozën e shumëfishtë dhe disa lloje leuçemie. Procedura konsiston në largimin e plazmës nga gjaku i pacientit dhe zëvendësimin e saj me plazmë të freskët nga dhuruesit ose me albuminë njerëzore të ambalazhuar.

Megjithatë, kjo procedurë ka fituar popullaritet edhe me pretendimin se ndihmon në “zgjatjen e jetëgjatësisë”, “ngadalësimin e plakjes”, “qartësinë mendore” dhe “qëndrueshmërinë”.

Kështu e promovonin atë dy mjekët që drejtonin klinikën ku vdiq Mazonakis, Ioanna Gaka dhe Ilias Theodoropoulos.

Çifti është lënë në paraburgim, nën dyshimin për vrasje me dashje të mundshme. Si Gaka, ashtu edhe Theodoropoulos i kanë mohuar akuzat. Media greke Ekathimerini raportoi se ata pretendojnë që përgjegjësia i takon personelit të urgjencës mjekësore.

Nuk ka asnjë të dhënë që Mazonakis vuante nga ndonjë problem shëndetësor që mund të kërkonte trajtim me TPE.

Vdekja e tij ka ngritur pikëpyetje për autoritetet greke lidhur me përhapjen e klinikave private shëndetësore që reklamojnë trajtime të dyshimta, e ndonjëherë edhe të rrezikshme, në emër të “mirëqenies”.

Pak më shumë se një javë më vonë, Ministria e Shëndetësisë vuri në dispozicion një platformë të bazuar në inteligjencën artificiale, të quajtur MedWatch, të krijuar nga Giannis Doxaras, për të monitoruar klinikat private dhe për të identifikuar pretendimet potencialisht çorientuese për trajtimet që ato ofrojnë.

“Është e qartë se, për të arritur në këtë pikë, ndër vite janë bërë gabime dhe janë lënë pas dore çështje të rëndësishme”, tha për BIRN Stamatis Poulis, zëdhënës i ministrisë. “Nëse nuk i identifikojmë problemet, ato nuk do të korrigjohen kurrë.”

Christos Lionis, profesor emeritus në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Kretës, tha: “Shfrytëzimi tregtar i shëndetit dhe i vuajtjeve njerëzore po bëhet gjithnjë e më i dukshëm.”

Klinika e promovonte TPE-në që nga viti 2023

αδωνις e1791554101735αδωνις e1791554101735
Adonis Georgiadis, ministri grek i Shëndetësisë, në Athinë, më 29 shtator 2026. Foto: Ministria Greke e Shëndetësisë.

Sipas Shoqatës Helenike të Hematologjisë (HSH), procedura e shkëmbimit terapeutik të plazmës (TPE) ka nisur të promovohet si një metodë për “detoksifikimin”, “mirëqenien” dhe “jetëgjatësinë”.

Megjithatë, shoqata thekson se “asnjë prej këtyre pretendimeve nuk mbështetet nga studime klinike”.

Në fakt, në të gjithë Greqinë, procedura kryhet vetëm në pesë spitale publike dhe në një spital privat në Athinë.

Pavarësisht kësaj, në maj të vitit 2023, Ioanna Gaka prezantoi aparaturën e TPE-së të klinikës së saj gjatë një konference online për shëndetin, e organizuar nën kujdesin e ministrive greke të Shëndetësisë dhe Turizmit, si dhe të Rajonit të Atikës.

Duke e përshkruar procedurën si një metodë për “detoksifikimin e të gjithë organizmit përmes filtrimit të gjakut”, Gaka deklaroi se trajtimi mund të kombinohej lehtësisht me pushimet verore të pacientëve. Sipas saj, pacientët do të përjetonin “një ndjesi mirëqenieje në të gjitha nivelet, jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht dhe emocionalisht”.

Pretendime të tilla janë të përhapura në Greqi dhe shpesh amplifikohen nga influencuesit në internet.

“Kohë cilësore me familjen do të thotë të bëni infuzione intravenoze së bashku”, thuhej në një mbishkrim të vendosur mbi një video të publikuar vitin e kaluar nga një influencuese e njohur greke në TikTok. Në video, ajo dhe një familjare shfaqeshin duke kryer perfuzione intravenoze.

“Personalisht, marr infuzione me vitamina për të pasur më shumë energji dhe për të forcuar flokët, thonjtë etj.”, shkruante ajo, duke etiketuar klinikën. “Kanë plot paketa, hidhini një sy.”

Klinika ku ndërroi jetë Mazonakis frekuentohej nga personazhe të njohur të Greqisë dhe biznesmenë me ndikim. Madje, edhe Thanos Plevris, ministri aktual grek për Migracionin dhe Azilin, i cili më parë ka drejtuar Ministrinë e Shëndetësisë, kishte qenë pacient i Ilias Theodoropoulos. Megjithatë, ai i mohoi raportimet se kishte bashkëpunuar profesionalisht me mjekun.

“Besoj se frika nga vdekja, veçanërisht te njerëzit me status të lartë socio-ekonomik, është e madhe dhe i shtyn ata të kërkojnë zgjidhje përtej mjekësisë konvencionale, pasi mjekësia e bazuar në prova nuk mund të ofrojë zgjidhje për gjithçka”, tha Nikos Platanisiotis, president i Shoqatës Mjekësore të Pireut.

“Pikërisht atëherë shfaqen mashtrues të ndryshëm, të cilët premtojnë gjëra që thjesht nuk janë të vërteta.”

Në një deklaratë të publikuar në korrik, Organizata Kombëtare e Barnave e Greqisë u bëri thirrje qytetarëve të shmangin produktet që tregtohen dhe administrohen me injeksion ose në rrugë intravenoze si suplemente ushqimore. Organizata paralajmëroi se “përdorimi i tyre përbën rreziqe serioze për shëndetin e njeriut”.

Inspektorët të mbingarkuar nga shkeljet

mazo 1 e1791554439497mazo 1 e1791554439497
Këngëtari grek Giorgos Mazonakis. Foto: Giorgos Mazonakis/Facebook

Giannis Doxaras, krijuesi i platformës MedWatch, tha se po punon për një aplikacion të ri në formën e një harte interaktive, ku “qytetarët do të mund të shohin klinikat e certifikuara, specialitetin e mjekut dhe procedurat që ai është i autorizuar të kryejë”.

Ai e përshkroi situatën aktuale si “kaotike”.

Sipas të dhënave që BIRN siguroi nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë 10 ditëve të para të funksionimit, MedWatch identifikoi si problematike 197 nga 11.800 struktura mjekësore në Athinë, Selanik dhe Pire, për shkak të reklamave që shkelnin Kodin e Etikës Mjekësore. Nga këto, 101 ndodheshin në Athinë, 16 në Pire dhe 80 në Selanik.

Prokuroria e Athinës ka urdhëruar një hetim paraprak urgjent për të përcaktuar nëse Shoqata Mjekësore e Athinës (ISA) apo ndonjë institucion tjetër kompetent mban përgjegjësi penale lidhur me kontrollet e kryera në klinikën ku vdiq Mazonakis. Hetimi synon gjithashtu të zbardhë se çfarë masash kishte ndërmarrë shoqata, duke pasur parasysh se mjekët e përfshirë e reklamonin aparaturën e plazmaferezës që prej vitit 2023.

Reklamimi i rremë i shërbimeve mjekësore është i paligjshëm në Greqi.

ISA tha për BIRN se ka nisur një “proces auditimi të brendshëm” për të identifikuar çdo “mangësi” të mundshme.

Mediat greke kanë vënë në dukje se qeveria e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis e shfuqizoi në vitin 2019 Trupën e Inspektorëve për Shërbimet Shëndetësore dhe të Mirëqenies (SEYYP). Në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë, kjo strukturë kryente inspektime në ordinancat mjekësore private, klinika dhe institute.

Përgjegjësitë e saj iu kaluan Autoritetit Kombëtar të Transparencës (NTA), ndërsa Ministria e Shëndetësisë argumentoi se statusi i këtij institucioni si organ i pavarur i mundësonte të vepronte pa frikën e ndërhyrjeve politike.

Më 21 shtator, NTA njoftoi se që nga viti 2020 kishte inspektuar 287 struktura private të kujdesit shëndetësor.

Sipas ISA-së, megjithatë, aktualisht janë vetëm shtatë komisione inspektimi, me nga tre anëtarë secili, që mbikëqyrin 16,500 ofrues të kujdesit shëndetësor parësor dhe 28.500 mjekë. Komisionet janë përgjegjëse për një sërë detyrash, përfshirë licencimin, ndryshimet në certifikatat e funksionimit, riinspektimet, kontrollet e befasishme dhe shqyrtimin e ankesave.

Në një deklaratë të publikuar këtë muaj, ISA paralajmëroi se ekziston një “pamundësi objektive dhe reale për të përballuar në mënyrë të përshtatshme vëllimin e këtyre inspektimeve”.

“Mekanizmi institucional i mbikëqyrjes ka mbetur i pandryshuar prej 20 deri në 25 vjetësh”, tha Poulis, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë. “Është e qartë se ai nuk u përgjigjet më nevojave aktuale.”

Etiketa: Giorgos MazonakisGreqiklinika privateplazmafereza
Tjetri
Shqipëria e papërgatitur për ndikimin e Inteligjencës Artificiale në zgjedhje

Opozita kundër votimit elektornik në zgjedhjet vendore 2027

Shqipëria e papërgatitur për ndikimin e Inteligjencës Artificiale në zgjedhje

Opozita kundër votimit elektornik në zgjedhjet vendore 2027

12:07 | 13/10/2026
575272732 18547616689061727 3541840626283021576 n e1791557107288

Vdekja e Giorgos Mazonakis vë nën lupë trajtimet e promovuara nga klinikat private

12:00 | 13/10/2026
chairman of the joint chiefs of staff (united states) and other soldiers visits germany on june 30 and 1 july 2025 21

Komandanti i Lartë i NATO-s zbulon planin për një fitore ndaj Rusisë

11:06 | 13/10/2026
on 9 may 2026 end of afternoon, a giant european flag is unfurled on the grand place in brussels, on the occasion of europe day/schuman day and immortalizing the city of brussels as the capital of europe.

Letër nga Brukseli: 15 vjet provë nga BE-ja, një padrejtësi për Ballkanin

10:49 | 13/10/2026
Sistemi arsimor humbi mijëra nxënës dhe qindra mësues – thekson raporti

Pse po dështon skema e kredisë studentore në Shqipëri?

07:15 | 13/10/2026
Trump ose vetëshkatërrimi i një superfuqie

Për administratën Trump, Kosova tashmë është thjesht një kartë negociuese

12:19 | 12/10/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.