Foto nga vendngjarja
Një dyqan në zonën e Vasil Shantos, në Tiranë, është përfshirë nga flakët gjatë natës. Zjarri ka përfshirë edhe dy automjete të parkuara pranë biznesit, të cilat janë djegur plotësisht.
Sipas informacioneve paraprake, dyqani ishte në pronësi të dy vajzave dhe është shkrumbuar plotësisht nga flakët. Dyshimet paraprake janë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga hedhja e një lënde djegëse në ambientet e biznesit.
Ndërkohë, policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, si dhe për të identifikuar dhe kapur autorët e dyshuar.

Sondazh
Poll
