AKTUALITET /

Bojkoti i avokatëve, gjobiten mbrojtësit e Veliajt! GJKKO: T’i zëvendësojmë me ndihmës nga zyra jurdike, SPAK: Të vazhdojmë pa avokatë

Shkruar nga Versus

Bojkoti i avokatëve, gjobiten mbrojtësit e Veliajt! GJKKO: T’i

Avokatët mbrojtës të kryebashkiakut Erion Veliaj janë gjobitur me nga 100 mijë lekë për shkak se nuk kanë marrë sërish pjesë në seancën gjyqësore duke vijuar të zbatojnë urdhrin e Dhomës së Avokatisë për bojkot të seancave.

Gjykata e Posaçme nuk pranon të tërhiqet nga rregullorja që shkaktoi bojkotin. Për më tepër kërkoi që avokatët bojkotues t’i zëvendësojë me avokatë nga shërbimi i ndihmës juridike falas pranë ministrisë së Drejtësisë. Treshja gjykuese, Elsa Ulliri, Flora Hajredinaj dhe Besmir Stroka bënë me dije se në seancën e 27 tetorit do të thërrasin avokatë nga ndihma juridike falas për të përfaqësuar të pandehurit e procesit Veliaj.

Nga ana tjetër prokurorët e SPAK kërkojnë që gjyqi ndaj Veliajt të vazhdojë edhe pa praninë e avokatëve duke qenë se këta të fundit refuzojnë të marrin pjesë. Versus.al

Poll