AKTUALITET /

“Flisnim prej 3 ditësh, e pashë në gjimnaz”, polici 19 vjeçar që u dhunua nga vëllezërit e vajzës në Krujë: Më zunë pritë në errësirë

Shkruar nga Versus

“Flisnim prej 3 ditësh, e pashë në gjimnaz”, polici

Efektivi 19 vjeçar i policisë i cili ditë më parë u dhunua nga 2 vëllezërit e një vazje me të cilën kishte folur në Krujë, ka rrëfyer për Neës24 ngjarjen dhe momentin kur u godit me shkopinj bejsbolli.

Alesio tregoi se 17 vjeçaren e kishte parë në gjimnaz dhe se kishte me folur me të vetëm 3 ditë. Më pas u shpreh se pasi kishte mbyllur kontaktin me të, dy vëllezërit e saj i kishin zënë pritë në një vend ku ishte errësirë dhe e kanë goditur me sende të forta.

“E kanë gjetur vendin, se ka pak errësirë, se ka pemë aty. Edhe aty më kanë pritur mua. Unë isha duke ecur me makinë, po s’e vura re fare personin, se ishin te pallati im. Edhe ata ishin duke pritur te kjo rruga, te shkallët, xhamat e zinj. Nuk i shihja, sepse isha brenda në makinë”- u shpreh i riu.

Pjesë nga intervista:

Polici: Unë tri ditë kisha që flisja me të! Edhe mesazhet që i kam me të brenda në shtëpi, as nuk e kam pyetur fare sa vjeç është! Fare, unë e dija që është më e madhe.

Moderatorja Evis Ahmeti: Po ku e ke parë vajzën ti? E ke parë në Krujë, ku e ke parë?

Polici: Po te gjimnazi aty, po.

Ai tha se pas ngjarjes kishte kontaktuar menjëherë shërbimet e policisë për t’i dhënë informacionet mbi makinën ku ndodheshin dy vëllezërit që e sulmuan. Ndërsa tha se nuk e priste që situata të kishte shkuar deri në atë pikë ku të dhunohej pa patur dijeni se çfarë kishte bërë. Versus.al

Poll