Parandalohet një vrasje në Lezhë, arrestohet një person me precedent kriminal (VIDEO)
Policia këtë të martë ka parandaluar një vrasje në Lezhë, dyshohet se do të kryhej për hakmarrje lidhur me një ngjarje të regjistruar më 9 korrik. Në pranga është vënë një person i cili është me precedentë të mëparshëm penal.
Automjeti tip “Mercedes-Benz ML”, i blinduar dhe me targa gjermane, që drejtonte 37-vjeçari, u ndalua në Fushë Milot. Gjatë kontrollit fizik, 37-vjeçarit iu gjet 1 armë zjarri automatike tip “Skorpion” me një krehër me 16 fishekë.
“DVP Lezhë/Inteligjenca kriminale parandalon një tjetër vrasje, dyshohet për hakmarrje për vrasjen e shtetasit I. Gj., 40 vjeç, kryer më datë 9 korrik, në Kurbin. Finalizohet operacioni i koduar “Argos”. Lëvizte i armatosur dhe me automjet të blinduar, me targa gjermane, arrestohet në Fushë Milot, vëllai i 40-vjeçarit.
I arrestuari, shtetas me precedent kriminal. Sekuestrohen 1 armë zjarri automatike tip “Skorpion” municion luftarak dhe automjeti tip “Mercedes-Benz ML”.
Si rezultat i monitorimit permanent të situatës në qark, nëpërmjet punës intensive operative dhe kontrolleve, si dhe si rezultat i analizimit dhe ndjekjes në dinamikë të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të lidhura me to dhe parandalimin e krimeve në përgjithësi, specialisët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit Operacional të Hetimit dhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, finalizuan operacionin e koduar “Argos”.
Në kuadër të operacionit u parandalua një vrasje, dyshohet për hakmarrje në lidhje me vrasjen e shtetasit I. Gj. alias I. L. alias I. K. alias I. N., 40 vjeç, kryer më datë 09.07.2026, në Kurbin.
Po në kuadër të operacionit u arrestua shtetasi E.(G.) B.(L.), 37 vjeç, banues në Kurbin, me precedent për përfshirje në ngjarje kriminale të mëparshme (vëllai i 40-vjeçarit)
Automjeti tip “Mercedes-Benz ML”, i blinduar dhe me targa gjermane, që drejtonte 37-vjeçari, u ndalua në Fushë Milot. Gjatë kontrollit fizik, 37-vjeçarit iu gjet 1 armë zjarri automatike tip “Skorpion” me një krehër me 16 fishekë.
Vijojnë intensivisht hetimet dhe puna policore, për kapjen e autorit të vrasjes së 40-vjeçarit, si dhe për dokumentimin e rrethanave të saj. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta dhe benzina
Bojkoti i avokatëve, Xhafaj: ILD mund të ndërhyjë! Kryeinspektori Metani: Nuk varet vetëm nga ne
Balla: Numri i deputetëve 101. Zgjedhjet vendore do jenë mes 15 prillit dhe 15 majit
- 12:10 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta dhe benzina
- 12:02 Të akuzuar për tentativë vrasjeje dhe kanosje me armë, shpallen në kërkim tre persona në Shkodër
- 12:00 Bojkoti i avokatëve, Xhafaj: ILD mund të ndërhyjë! Kryeinspektori Metani: Nuk varet vetëm nga ne
- 11:49 Mali i Zi mbyll edhe 3 kapituj me BE-në, Kos: Sot, do të mbyllim një kapitull me Shqipërinë
- 11:45 Balla: Numri i deputetëve 101. Zgjedhjet vendore do jenë mes 15 prillit dhe 15 majit
- 11:38 Dhuna ndaj mjekut në Mirditë, policia: Ngjarja ndodhi për motive të dobëta, nuk lidhet me profesionin