Lezhë- Policia ka arrestuar 37 vjeçar i cili dyshohet se ishte nisur për të kryer një vrasje si hakmarrje për vrasjen e vëllait të vetë, Ilirjan Lika alias Ilir Gjini i cili u ekzekutua në korrik të këtij viti.
I arrestuari, Emanuel Gehard alias Basha (Lika) me precedentë të mëparshëm kriminalë, u arrestua teksa qarkullonte me një automjet tip “Benz ML” të blinduar brenda të cilit kishte një armë zjarri automatik të tipit “skorpion”.
Mbrëmjen e 9 korrikut, rreth orës 22:00, Ilir Gjini, alias Lika, alias Kokaj, alias Nure u qëllua me armë zjarri në lagjen "Erdogan". Ai humbi jetën teksa tranportohej për në spital. Autori i vrasjes Emiljan (Artur) Suti është ende në arrati. Versus.al

