Tritol mjetit të avokatit Idajet Beqiri/ ‘Benz-i’ ishte në pronësi të bashkëshortes së tij dhe i parkuar pranë Gjykatës Civile (PAMJET)
Detaje nga shpërthimi i makinës së Idajet Beqirit/ Mjeti në emër të bashkëshortes, ngjarja ndodhi pranë ...
Detaje nga shpërthimi i makinës së Idajet Beqirit/ Mjeti në emër të bashkëshortes, ngjarja ndodhi pranë ...
SPAK goditi grupin kriminal për trafikimin e klandestinëve, zbardhen EMRAT e katër të arrestuarve 13 Tetor, 09:19 ...
Zelensky thotë se sulmet ndaj Yandexit paralizuan botët pro-Kremlinit, por ekspertët dyshojnë 12 Tetor, 20:52 ...
135 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Dorëheqje! 12 Tetor, 19:09 ...
Në kuadër të operacionit të koduar “Argos”, policia ka parandaluar ngjarjen kriminale, duke vënë në pranga Emanuel Gehard alias Basha, alias Lika. Blutë bëjnë me dije se 37-vjeçari lëvizte i armatosur me një automjet të blinduar, tip “Mercedes-Benz ML”.

LEZHË- Policia e Lezhës ka arrestuar një 37-vjeçar, që dyshohet se po përgatitej për hakmarrjen e vëllait Ilir Lika, ngjarje e ndodhur më 9 korrik 2026 në Kurbin. Në kuadër të operacionit të koduar “Argos”, policia ka parandaluar ngjarjen kriminale, duke vënë në pranga Emanuel Gehard alias Basha, alias Lika. Blutë bëjnë me dije se 37-vjeçari lëvizte i armatosur me një automjet të blinduar, tip “Mercedes-Benz ML”.
Emanuel Gehard, i cili ishte me precedentë të mëparshëm kriminalë, u ndalua në Fushë Milot, teksa drejtonte një automjet tip “Mercedes-Benz ML”, të blinduar dhe me targa gjermane. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet një armë zjarri automatike e tipit “Skorpion”, së bashku me një krehër me 16 fishekë luftarakë. Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Lëvizte i armatosur dhe me automjet të blinduar, me targa gjermane, arrestohet në Fushë Milot, vëllai i 40-vjeçarit.
I arrestuari, shtetas me precedent kriminal. Sekuestrohen 1 armë zjarri automatike tip “Skorpion” municion luftarak dhe automjeti tip “Mercedes-Benz ML”.
Si rezultat i monitorimit permanent të situatës në qark, nëpërmjet punës intensive operative dhe kontrolleve, si dhe si rezultat i analizimit dhe ndjekjes në dinamikë të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të lidhura me to dhe parandalimin e krimeve në përgjithësi, specialisët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit Operacional të Hetimit dhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, finalizuan operacionin e koduar “Argos”.
Në kuadër të operacionit u parandalua një vrasje, dyshohet për hakmarrje në lidhje me vrasjen e shtetasit I. Gj. alias I. L. alias I. K. alias I. N., 40 vjeç, kryer më datë 09.07.2026, në Kurbin. Po në kuadër të operacionit u arrestua shtetasi E.(G.) B.(L.), 37 vjeç, banues në Kurbin, me precedent për përfshirje në ngjarje kriminale të mëparshme (vëllai i 40-vjeçarit).
Automjeti tip “Mercedes-Benz ML”, i blinduar dhe me targa gjermane, që drejtonte 37-vjeçari, u ndalua në Fushë Milot. Gjatë kontrollit fizik, 37-vjeçarit iu gjet 1 armë zjarri automatike tip “Skorpion” me një krehër me 16 fishekë. Vijojnë intensivisht hetimet dhe puna policore, për kapjen e autorit të vrasjes së 40-vjeçarit, si dhe për dokumentimin e rrethanave të saj. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
Bordi i Transparences TIRANË- Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve ditën e sotme, duke rritur me 8...
Martin Prenga MIRDITË- Personi që shihni në foto është Martin Prenga, mjeku i cili u dhunua në fshatin Konaj, ...
Komisariati i Policisë në Mirditë MIRDITË- Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në fshatin Konaj, në n...
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me shpërthimin në makinën e avokatit të njohur Idajet Beqiri. Mëso...
AMP TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar dy punonjës policie të Komisariatit Nr. 4 në Tiranë, pasi dyshohen...
pamjet TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me tritol në rrugën “Myslym Shyri” në Tiran...
pamjet TIRANË- Një automjet ka shpërthyer mëngjesin e kësaj të marte në zonën e “Myslym Shyrit”. Sipas...
SPAK TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni për goditjen e një grupi kriminal të përfshirë në...
TIRANË- Tufa peshqish të ngordhur kanë dalë në sipërfaqe të brigjeve të liqenit artificial të Tiranës. Nga n...
foto ilustruese JAL- Zhvillimi i turizmit në bregdetin e Jugut po krijon një tjetër faturë për investimet publike. Ndërtimi i...