LIVE UPDATES
Politike

Shqipëria asociohet me Qendrën Evropiane për Qëndrueshmërinë Demokratike, Hoxha nga Luksemburgu: Një tjetër moment i rëndësishëm për rrugëtimin drejt BE-së

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha mori pjesë në takimin e mbajtur në kuadër të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, ku u vendos për asociimin formal të Shqipërisë, së bashku me partnerët e tjerë të Ballkanit Perëndimor dhe vendet kandidate, në Qendrën Evropiane për Qendrueshmërisë Demokratike.

13 October 2026, 12:34 Nga E. D

Shqipëria asociohet me Qendrën Evropiane për

LUKSENBURG- Ditën e sotme, përpara Konferencës së 10-të Ndërqeveritare e cila do të shënojë mbylljen e një tjetër kapitulli negociues me Bashkimin Evropian, Shqipëria hodhi një hap të ri në bashkëpunimin e ngushtë me BE-në.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha mori pjesë në takimin e mbajtur në kuadër të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, ku u vendos për asociimin formal të Shqipërisë, së bashku me partnerët e tjerë të Ballkanit Perëndimor dhe vendet kandidate, në Qendrën Evropiane për Qendrueshmërisë Demokratike.

Takimi, i bashkorganizuar nga Presidenca irlandeze e Këshillit të BE-së dhe Komisioni Evropian, hapi një fazë të re bashkëpunimi për përfshirjen e partnerëve në punën praktike të Qendrës, në përballje me manipulimin dhe ndërhyrjen e huaj në informacion dhe kërcënimet ndaj proceseve demokratike. 
 
Nga Luksemburgu, Hoxha tha se ky është një tjetër moment i rëndësishëm për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së. Vendimi i sotëm, sipas tij, është një tjetër shprehje konkrete e integrimit gradual në praktikë: sfida të përbashkëta, përgjigje të përbashkëta, përgjegjësi e përbashkët dhe kontribut i përbashkët për një Evropë më të fortë dhe më të qëndrueshme.

“Shqipëria ka krijuar një përvojë të vlefshme në përballimin e sulmeve kibernetike dhe forcimin e qëndrueshmërisë institucionale. Jemi të gatshëm ta zhvillojmë më tej këtë ekspertizë dhe ta vëmë atë në shërbim të përpjekjeve tona të përbashkëta me partnerët evropianë. Njëkohësisht, po përballemi gjithnjë e më shumë me manipulimin dhe ndërhyrjen e huaj në hapësirën informative (FIMI), një sfidë që ka dëshmuar të jetë edhe më komplekse por edhe më sfiduese. Pasi ajo nuk synon të prekë vetëm sistemet, por edhe besimin; jo vetëm institucionet, por vetë themelet dhe strukturën e debatit demokratik”, tha Hoxha.

Duke iu referuar konferencës ndërkombëtare mbi FIMI-n dhe kontekstin e zgjerimit, të organizuar nga MEPJ në Tiranë më 27 korrik, Ministri theksoi gjithashtu nevojën për një qasje më të fuqishme dhe më të koordinuar në komunikimin publik. 

“Një përgjigje që përfshin të gjithë shoqërinë mund të ketë sukses vetëm kur vetë shoqëria është e informuar, e ndërgjegjësuar dhe e angazhuar. Kur qytetarët në mbarë Evropën shohin shtetet anëtare dhe vendet kandidate të punojnë krah për krah për të mbrojtur qëndrueshmërinë demokratike, ata e kuptojnë zgjerimin për atë që është në të vërtetë: një investim i përbashkët në të ardhmen tonë të përbashkët. Për Shqipërinë, qëndrueshmëria demokratike dhe anëtarësimi në BE janë të pandashme”, deklaroi Ministri./Dosja.al

bashkimi europian ferit hoxha

Sondazh

Poll

Shpërthen një makinë te rruga 'Myslym Shyri', PAMJET nga vendngjarja

Shpërthen një makinë te rruga 'Myslym Shyri', PAMJET nga vendngjarja

Shpërthim me eksploziv në një subjekt privat në Fier, dëmtime në derën e jashtme

Përplasen me motorë elektrikë tre të mitur, dy prej tyre transportohen drejt Spitalit të Traumës

Protesta e 135-të kundër qeverisë, policia shoqëron dy aktivistë

Protestuesit bllokojnë daljen kryesore të Kryeministrisë, aktivisti: Godina është e jona, jo e Ramës

135 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje:Arrestoni Ramën

Të maskuar si policë dhe grabitën banesën në Elbasan/Pamjet kur familjarët i ndjekin autorët me vrap

Hetimet ndaj ish-zv/kryeministres/ Erald Elezi dhe Gentian Gjyli dalin nga SPAK pas rreth dy orësh

Banorët e Orikumit dhe Dukatit në protestë kundër ndërtimeve: Do të rikthehen protestat e vitit 2009

Grabitja në Elbasan, qytetari: Erdhën me uniformë dhe maska, u prezantuan si punonjës policie

Pas më shumë se 3 orësh, Mirlinda Karçanaj del nga SPAK

Berisha: Ky numërim është manipuluar edhe me ndërhyrjen e Narko-Shërbimit Informativ

Berisha: Rama dëshmoi se është narko-diktator, do mblidhemi për të mbajtur qëndrimet përkatëse

Berisha publikon studimin e EUROSTA: Leku shqiptar shënon rekord botëror për vlerësimin në raport...

E shoqëruar nga avokatja e saj, ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Çfarë po ndodh? Bllokohet hyrja e tunelit Tiranë-Elbasan, policia në vendngjarje

Humb jetën shënjestra Beqir Devolli, dyshohet se merrej me trafik droge në Greqi

Rama zbulon çfarë ëndërron të bëjë pas largimit nga detyra: Të shkëputem nga rrjetet sociale

Aksidenti i rëndë në Selanik! Shqiptari i dehur humbet kontrollin e makinës dhe përfundon...

Sherr dhe flakadanë para derbit të kryeqytetit, përplasen tifozët e Partizanit dhe Tiranës

Zbulohet në Tiranë magazina ku modifikoheshin makinetat kontrabandë të lojërave të fatit

Berisha: Rama ka përdorur Vlora Hysenin në funksion të survejimit të kundërshtarëve të tij brenda PS

Berisha: 100 bashkitë e premtuara do bëhen realitet

Regjistrimet e Agasit/Berisha:Edhe Rama është i filmuar në një video,por ai nuk turpërohet nga asgjë

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

"E pranoi edhe Rama në mbledhje"/ Braçe flet për 'Territorialen': Nuk është reformë, por vizatim

"Ti i vizaton listat si do"/ Braçe i kthehet Ramës: Punën ma kanë dhënë 25 mijë njerëz

Braçe: Rama është i dashuruar me pushtetin dhe fuqinë që i jep

Rama e kërcënoi me përjashtim, Braçe: Kam prishur një plan të poshtër brenda politikës

Braçe komenton përplasjen me Ramën: Dhuna e disiplinës është deformim antidemokratik!

Braçe i përgjigjet Ramës: Trego cilat janë ‘duart e pista’ që më paskan ndikuar

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

Ambasadori i SHBA-ve Eric Wendt zbarkon në SPAK, i shkon në zyrë Klodian Brahos dhe Joni Ketës

Berisha: Bënë pazare me njëri-tjetrin e në fund shkuan e votuan me 85 vota një akt që...

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, protesuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Tragjedi në Gjilan! Burri vret bashkëshorten dhe një person tjetër, vetëdorëzohet në polici

Rama paralajmëron administratën publike: Do kalojnë në testime, të rriten në karrierë sipas meritës

Rama: Javën e ardhshme krijojmë Ministrinë e Administratës Publike, do të drejtohet nga Adea Pirdeni

Rama prezanton reformën për administratën e Shqipërisë 2030: Përzgjedhja e nëpunësve, sipas meritës

Reforma "Shkalla e Meritës"/ Rama: Merita duhet të jetë kushti për karrierën në...

Kryeministri Rama prezanton reformën “Shkalla e Meritës” : Administrata t’u përshtatet reformave...

Berisha: PD do të shfrytëzojë çdo hapësirë ligjore

Kishin hapur exchange pa licencë/Ekzekutohen masat e sigurimit për 14 persona! 11 në 'arrest shtëpie

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive

Berisha: Deputetët ranë tek këmbët e Padrinos dhe të narko-trafikantit Taulant Balla

Operacioni në Lezhë/ Zbardhen EMRAT e tre të arrestuarve, u kapën të armatosur dhe me skafandra!

Berisha: Mandatet e krimit u hodhën si shigjeta kundër qytetarëve të 15 bashkive!

Balla-opozitës: Nuk ka prova për hetim parlamentare, rrezik për mbivendosje ndaj SPAK

Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike