Tritol mjetit të avokatit Idajet Beqiri/ ‘Benz-i’ ishte në pronësi të bashkëshortes së tij dhe i parkuar pranë Gjykatës Civile (PAMJET)
Detaje nga shpërthimi i makinës së Idajet Beqirit/ Mjeti në emër të bashkëshortes, ngjarja ndodhi pranë ...
Detaje nga shpërthimi i makinës së Idajet Beqirit/ Mjeti në emër të bashkëshortes, ngjarja ndodhi pranë ...
SPAK goditi grupin kriminal për trafikimin e klandestinëve, zbardhen EMRAT e katër të arrestuarve 13 Tetor, 09:19 ...
Zelensky thotë se sulmet ndaj Yandexit paralizuan botët pro-Kremlinit, por ekspertët dyshojnë 12 Tetor, 20:52 ...
135 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Dorëheqje! 12 Tetor, 19:09 ...
Pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve, Balla theksoi se afati i komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore përfundon në fund të nëntorit, ndërsa detyrimet që lidhen me integrimin europian kërkojnë që reforma të përmbyllet brenda këtij viti.
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka paralajmëruar se reforma zgjedhore do të përfundojë në mënyrë të njëanshme, nwse Partia Demokratike nuk angazhohet në këtë proces. Pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve, Balla theksoi se afati i komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore përfundon në fund të nëntorit, ndërsa detyrimet që lidhen me integrimin europian kërkojnë që reforma të përmbyllet brenda këtij viti.
Ai deklaroi se detyrimet ndaj Brukselit nuk janë vetëm të mazhorancës, por të Kuvendit si institucion, duke theksuar se opozita nuk duhet ta mbajë peng reformën për axhendën e saj politike. Balla shtoi se mes palëve duhet të ketë dakordësi për çështjet që lidhen me integrimin europian, ndërsa solli si shembull nevojën për ndryshime në Kodin Zgjedhor pas miratimit të reformës territoriale.
"Unë shpresoj shumë që reforma zgjedhore të mos jetë e njëanshme, por dua të kujtoj Partinë Demokratike që i afrohet afati përfundimtar i këtij komisioni, që është fundi i nëntorit dhe është mirë që të paktën për çështje që jemi të gjithë dakord dhe ata janë po ashtu dakord me ne sepse tani u bën 30 vite që ngrihen komisionet posaçme të reformës zgjedhore. Për shembull, sot është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë, sepse është mbajtja e Konferencës së Dhjetë ku miratojmë përmbyllim kapitullin 20 të Marrëveshjes për Anëtarësim për në BE. Kur është miratuar IBAR-i, e dini fare mirë që afati përfundimtar për çështjet që lidhen me reformën zgjedhore duhet të jetë brenda këtij viti.
Pra, dhe edhe opozita duhet të kuptojë që detyrimet e Shqipërisë përballë Brukselit nuk janë vetëm detyrimet e Partisë Socialiste apo të shumicës qeverisëse janë detyrimet e Kuvendit si institucion. Pra, ti nuk mund të mbash peng reformën zgjedhore për axhendën tënde politike të ditës. Dhe unë mendoj që sa i përket axhendës europiane, ne duhet të kemi dakordësi. Kemi çështje të cilat mund t’i zgjidhim që adresohen në Ligjin Zgjedhor dhe për shembull, po ju marr një shembull në ligjin në Ligjin për Ndarjen Administrative Territoriale që miratuam të enjten e kaluar kemi përcaktuar që bashkitë që bashkohen. Për shembull Rogozhina me Kavajën, Rogozhina do të ketë anëtarët e vet të këshillit në Këshillin Bashkiak të Kavajës për të garantuar që Rogozhina mbetet e Kavajës. Po marr si shembull diku rreth 15 do të jenë përfaqësuesit e Rogozhinës, që do të thotë kjo gjë që duhet të konfigurohet, pra duhet të shkruhet në Ligjin zgjedhor," tha Balla./Dosja.al
Taulant Balla TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla deklaroi se mbajtja e një referendumi për hartën terr...
Taulant Balla TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ftoi Partinë Demokratike të diskutojë ndryshimet kush...
TIRANË- Prokurori i SPAK, Altin Dumani, pas seancës së sotme ndaj Erion Veliajt, ku avokatët munguan për shkak të bojkotit, ...
Taulant Balla TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, deklaroi se Partia Socialiste mbështet përdorimin e voti...
LUKSENBURG- Ditën e sotme, përpara Konferencës së 10-të Ndërqeveritare e cila do të shënojë mbylljen e nj&eum...
GJKKO TIRANË- Procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj është shtyrë sërish. Shkak i shtyerjes së së seanc&eum...
pamje nga konferenca TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi është 'përplasur' në Konferencën e Kr...
BULLGARI- Kryeministri bullgar Rumen Radev, ka njoftuar se dy anije janë goditur nga dronë në Detin e Zi, pranë brigjeve të Bullgaris...
foto ilustruese BRUKSEL- Bashkimi Evropian synon që vendet që do të anëtarësohen në të ardhmen, të mbeten nën ...
foto ilustruese LUKSENBURG- Shqipëria shënon një tjetër hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit në Bas...