Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bordi i Trasparencës rrit me 8 lekë çmimin e naftës, shkon në 219 lekë/litri! Benzina shtrenjtohet me 1 lek

    E bujshme/ Messi rikthehet në ceremoninë e “Topit të Artë”, argjentinasi pritet t’ia dorëzojë trofeun fituesit të ri

    Von der Leyen dënon sulmet me dronë ndaj anijeve pranë Bullgarisë: Përgjegjësit duhet të japin llogari

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Bordi i Trasparencës rrit me 8 lekë çmimin e naftës, shkon në 219 lekë/litri! Benzina shtrenjtohet me 1 lek
    Ekonomi

    Bordi i Trasparencës rrit me 8 lekë çmimin e naftës, shkon në 219 lekë/litri! Benzina shtrenjtohet me 1 lek

    October 13, 2026

    Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve ditën e sotme, duke rritur me 8 lekë çmimin e naftës dhe me 1 lekë të benzinës.

    Sipas çmimeve të reja të vendosura nga Bordi, nafta me pakicë në tregun vendas do të tregtohet me 219 lekë/litri, ndërsa benzina me 196 lekë/litri.

    Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot në orën 14.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

    Njoftimi i Bordit të Transparencës:

    Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve”, në zbatim të nenit 21/3 dhe nenit 21/5 të Ligjit 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, si dhe të Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, zhvilloi mbledhjen e rradhës.

    Kështu Bordi i Transparencës në datë  13 Tetor 2026, vendosi:

    Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 219 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se  207  lekë/litër.

    Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 196 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 184 lekë/litër.

    Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 13 ora  14.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

    Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

    Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

    Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

    benzina në Shqipëri Bordi i Transparencës çmimet e karburanteve çmimet e reja të naftës çmimi i benzinës çmimi i naftës ekonomia shqiptare karburantet në Shqipëri kostoja e transportit nafta 219 lekë për litër nafta në Shqipëri rritja e çmimeve Rritja e çmimit të naftës shtrenjtimi i benzinës tregu i karburanteve
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bordi i Trasparencës rrit me 8 lekë çmimin e naftës, shkon në 219 lekë/litri! Benzina shtrenjtohet me 1 lek

    October 13, 2026

    E bujshme/ Messi rikthehet në ceremoninë e “Topit të Artë”, argjentinasi pritet t’ia dorëzojë trofeun fituesit të ri

    October 13, 2026

    Von der Leyen dënon sulmet me dronë ndaj anijeve pranë Bullgarisë: Përgjegjësit duhet të japin llogari

    October 13, 2026

    Dhunohet me levë në lokalin e tij ish-shefi i zjarrfikësve në Mallakastër, autorët e maskuar e qëlluan pas shpine

    October 13, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.