web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sejko merr pjesë në mbledhjet vjetore të FMN dhe BB/ Zhvillon disa takime në Bangkok

13 Tetor 2026, 13:42, Aktualitet CNA

Sejko merr pjesë në mbledhjet vjetore të FMN dhe BB/ Zhvillon

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë merr pjesë në Mbledhjet Vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB), të cilat zhvillohen në Bangkok të Tajlandës nga data 12-18 tetor 2026.

Këto mbledhje përbëjnë një forum të rëndësishëm ndërkombëtar, ku mblidhen drejtues të lartë të institucioneve financiare ndërkombëtare, guvernatorë të bankave qendrore, ministra të Financave dhe përfaqësues të vendeve anëtare, për të diskutuar zhvillimet më të fundit ekonomike & financiare në nivel global.

Banka e Shqipërisë përfaqësohet në këtë aktivitet nga një delegacion i kryesuar nga Guvernatori Sejko, në përbërje të të cilit janë Zëvendësguvernatorja e Parë, Holta Zaçaj, si dhe drejtues të tjerë të lartë të institucionit.

Në kuadër të këtyre mbledhjeve, Guvernatori Sejko ka zhvilluar një takim me përfaqësues të JP Morgan. Gjatë takimit, bëhet me dije se u diskutuan çështje me interes të përbashkët për të dyja institucionet, temat aktuale që lidhen me sektorin publik, si dhe ecuria e marrëdhënies së bashkëpunimit ndërmjet Bankës së Shqipërisë dhe JP Morgan.

Sejko merr pjesë në mbledhjet vjetore të FMN dhe BB/ ZhvillonSejko merr pjesë në mbledhjet vjetore të FMN dhe BB/ Zhvillon

Sejko ka zhvilluar një takim edhe me Michael Höllerer, Drejtor Ekzekutiv i Raiffeisen Bank International, Valerie Brunner, Anëtare e Bordit, dhe Paul Pasquali, Drejtues për Çështjet Qeveritare dhe Marrëdhëniet me Grupet e Interesit.

Sejko merr pjesë në mbledhjet vjetore të FMN dhe BB/ ZhvillonSejko merr pjesë në mbledhjet vjetore të FMN dhe BB/ Zhvillon

Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e Raiffeisen Bank në Shqipëri, zhvillimet në kreditim dhe depozita, si dhe investimet në digjitalizim dhe zgjerimin e shërbimeve bankare. /CNA





Lajmet e fundit nga