VIDEO/ Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, policia ‘blindon’ zonën!

13 Tetor 2026, 14:02Sociale TEMA
VIDEO/ Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, policia

Pak para nisjes së protestës së studentëve dhe të rinjve, policia është mobilizuar dhe ka marrë masa përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë.

Protesta është thirrur të nisë në orën 14:00, teksa forca të shumta të policisë ndodhen në terren, duke rrethuar institucionin e arsimit.

Momentalisht qarkullimi në këtë zonë nuk është bllokuar ende teksa policia ndodhet në gadishmëri për mbarëvajtjen e tubimit dhe sigurisë së qytetarëve.

 

Lini një Përgjigje