LIVE UPDATES
Bota

Gjermania do të nisë gjyqin për "krim lufte" lidhur me Nord Stream-in: Prokurorët fajësojnë "autoritetet shtetërore" ukrainase

Prokurorët gjermanë kanë identifikuar shtatë të dyshuar ukrainas, por vetëm njëri prej tyre do të ulet në bankën e të akuzuarve në gjyqin që nis më 14 tetor. Në dokumentet gjyqësore ai identifikohet si Serhii K., dhe thuhet se dyshohet për bashkëpunim në kryerjen e një krimi lufte.

13 October 2026, 13:50 Nga E. D

Gjermania do të nisë gjyqin për "krim lufte" lidhur me

GJERMANI- Pas spekulimeve, rrjedhjeve të të dhënave dhe informacioneve nga burime anonime gjatë katër vjetëve të fundit, bota më në fund është pranë dëgjimit të dëshmive publike, nën betim, në një gjykatë gjermane, për mënyrën se si u hodhën në erë tubacionet e gazsjellësit Nord Stream – në një çështje që mund të shkaktojë pasoja të mëdha politike.

Prokurorët gjermanë kanë identifikuar shtatë të dyshuar ukrainas, por vetëm njëri prej tyre do të ulet në bankën e të akuzuarve në gjyqin që nis më 14 tetor. Në dokumentet gjyqësore ai identifikohet si Serhii K., dhe thuhet se dyshohet për bashkëpunim në kryerjen e një krimi lufte.

Ky klasifikim ka shkaktuar zemërim. Por, prokurorët gjermanë i kanë rritur edhe më tej tensionet, duke deklaruar se të dyshuarit vepronin “në emër të autoriteteve shtetërore në Ukrainë”.

Kievi e ka mohuar gjithmonë kategorikisht çdo përfshirje në sulm, i cili dëmtoi infrastrukturën jetike energjetike që furnizonte Gjermaninë – një nga mbështetëset më të rëndësishme ushtarake të Ukrainës në luftën e saj që prej nisjes së pushtimit në shkallë të gjerë nga Rusia, në shkurt të vitit 2022.

Serhii K., i identifikuar në burime të tjera si Serhiy Kuznetsov, thotë se është i pafajshëm.

“Dy ushtarakë të çmendur”

Shumica e Nord Stream-it është në pronësi të Gazprom-it, kompanisë ruse të kontrolluar nga shteti, dhe gazsjellësi është financuar pjesërisht nga kompani të mëdha evropiane të energjisë. Gazsjellësi u ndërtua për të dërguar gazin rus drejtpërdrejt në Gjermani, duke anashkaluar vende tranziti si Ukraina dhe Polonia, të cilat kishin marrëdhënie të tensionuara me Moskën.

Sabotimi i dyshuar dhe rrjedhjet e gazit që pasuan ndodhën në shtator të vitit 2022, duke i nxjerrë gazsjellësit jashtë funksionit.

Fillimisht, qeveritë perëndimore akuzuan Rusinë për shpërthimet, por hetuesit gjermanë nisën të ndërtonin një çështje, sipas së cilës një grup zhytësish ukrainas kishte marrë me qira një jaht dhe kishte vendosur eksplozivë në shtratin e detit.

Sipas tyre, Kuznetsov, ish-ushtarak, ishte organizatori kryesor.

“Në fund të shkurtit të vitit 2022, ai dhe pjesëtarë të tjerë të personelit ushtarak hartuan planin në emër të autoriteteve shtetërore në Ukrainë”, thuhet në një përmbledhje të aktakuzës të publikuar nga prokurorët. “Qëllimi ishte ndërprerja e përhershme e furnizimit me gaz përmes gazsjellësve dhe pengimi i Rusisë që të përdorte të ardhurat nga tregtia e gazit natyror për të financuar përpjekjet e saj luftarake".

Prokurorët nuk kanë bërë publike të gjitha hollësitë e komplotit të pretenduar.

Aktakuza e plotë përmban disa hollësi të tjera, sipas tri mediave gjermane që thonë se e kanë parë atë: televizioni publik ARD, dhe dy gazeta të njohura, Sueddeutsche Zeitung dhe Die Zeit.

Të tria raportuan se, gjatë qëndrimit në paraburgim në Itali, Kuznetsov kishte telefonuar bashkëshorten e tij në Kiev, ndërsa hetuesit po e përgjonin fshehurazi. Gjatë bisedës, ai kishte thënë se një avokat e kishte këshilluar se kishte ardhur koha të pranonte se bëhej fjalë për një “operacion zyrtar ushtarak”. Komandanti i tij duhej të deklaronte se ata nuk ishin thjesht “dy ushtarakë të çmendur”.

Avokati italian i Kuznetsovit, Nicola Canestrini, e ka minimizuar rëndësinë e kësaj prove, duke thënë se në çështje nuk kishte “asnjë provë vendimtare”.

“Është e vështirë të besohet se, pas luftës agresore të Rusisë kundër Ukrainës, një gjykatë gjermane do të zhvillojë një gjyq për krime lufte kundër një ushtaraku ukrainas”, shtoi ai në komente për Radion Evropa e Lirë (REL).

Tri mediat gjermane e identifikuan Roman Chervinskiyn si komandantin e Serhii K., ndërsa emri i tij ishte shfaqur edhe në disa raportime të mëparshme mediatike që citonin burime të inteligjencës. Në korrik, Chervinskiy i tha Shërbimit ukrainas të REL-it se “gjermanët, në fakt, nuk kanë asnjë provë se Serhii ka marrë pjesë në këtë operacion, nëse ai ka ndodhur fare”.

Një tjetër i dyshuar, i identifikuar nga Gjermania si Vladimir Z., ndodhet aktualisht në paraburgim në Kroaci, ku po kundërshton ekstradimin. Ai ishte ndaluar më parë në Poloni, por u lirua pasi një gjykatës polak vendosi se, nëse Ukraina ishte përgjegjëse për sulmin ndaj Nord Stream-it, ai ishte një veprim “i drejtë”.

Zhytës profesionist dhe i identifikuar nga avokatët e tij polakë si Volodymyr Zhuravlyov, ai punonte në Kroaci si këshilltar për një film të Hollivudit rreth Nord Stream-it.

Gjatë gjyqit, prokuroria do të duhet të paraqesë provat për ekzistencën e një komploti dhe të shpjegojë shtrirjen e tij të plotë.

“Pyetja vendimtare është kjo: Sa nga ky plan erdhi nga nivelet më të larta të sistemit politik ukrainas dhe sa u përgatit nga disa persona brenda shërbimit të inteligjencës?”, tha për REL-in Stefan Meister, specialist për Rusinë dhe Evropën Lindore në Këshillin Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë.

“Çështja kryesore politike është roli i Zelenskyt dhe i administratës presidenciale. Dhe për këtë ende nuk kemi prova se ata ishin vërtet të përfshirë”, shtoi ai.

Avokati gjerman i Kuznetsovit, Jes Meyer-Lohkamp, tha se prokurorët “nuk kanë paraqitur asnjë provë të drejtpërdrejtë dhe përfundimtare për përfshirjen e klientit tonë” dhe se gjykata gjermane do të duhet të përcaktojë nëse Nord Stream ishte vërtet një objektiv i ligjshëm ushtarak.

Gjykata e Lartë Rajonale e Hamburgut ka caktuar nga dy seanca në javë deri të paktën në shkurt, pa përcaktuar ende një datë për përfundimin e gjyqit.

Mbështetja gjermane për Ukrainën

Ndërsa çështja gjyqësore zhvillohet, ajo pritet të ushqejë edhe më tej debatet e ashpra në Gjermani për vazhdimin e mbështetjes ndaj Ukrainës. Partia kryesore opozitare, Alternativa për Gjermaninë (AfD), është shumë kritike ndaj kësaj mbështetjeje dhe bën thirrje për lidhje më të ngushta me Rusinë.

Provat për përfshirjen e Ukrainës në sulmin ndaj Nord Stream-it “do ta forconin argumentimin e AfD-së kundër mbështetjes për Ukrainën”, tha Meister. “Ata kanë të gjitha këto narrativa për korrupsionin në Ukrainë, për një shtet të dështuar… Kjo do të gjente jehonë edhe në një pjesë të shoqërisë gjermane”.

AfD-ja ka fituar së voni një varg zgjedhjesh rajonale dhe po shton presionin ndaj qeverisë së kancelarit Friedrich Merz për çështjet e Ukrainës, imigracionit dhe ekonomisë.

Merz i është përgjigjur kësaj duke këmbëngulur edhe më fort në politikat e tij aktuale, përfshirë ato ndaj Ukrainës. Së voni, më 4 tetor, ai ishte në Kiev, ku njoftoi një paketë të re ndihme që përfshin prodhimin e përbashkët të raketave interceptuese për rrëzimin e dronëve rusë me motor reaktiv.

Mikhaylo Honchar, drejtues i Qendrës për Studime Globale - Strategjia XXI, me seli në Kiev, i tha REL-it se kjo mbështetje ka gjasa të vazhdojë, pavarësisht përfundimeve të gjyqit.

“Nëse merret parasysh politika reale e Rusisë, e cila është e drejtuar kundër BE-së dhe NATO-s, si dhe retorika antigjermane e Rusisë, mendoj se qeveria gjermane do të shmangë hapa që do të dëmtonin marrëdhëniet dypalëshe” me Ukrainën, tha ai.

Honchar shtoi se çështja e ngritur nga prokuroria ishte “absurde”, duke iu referuar raportimeve të mediave gjermane se sulmi mund të ketë qenë një operacion i maskuar rus, i organizuar për të fajësuar një palë tjetër.

Sidoqoftë, Honchar tha se një vendim fajësie do të merrte një përgjigje të qartë në Ukrainë. “Shumë njerëz do të thonë: ‘Nëse e kanë bërë tanët, atëherë janë heronj’”./REL

Sondazh

Poll

Shpërthen një makinë te rruga 'Myslym Shyri', PAMJET nga vendngjarja

Shpërthen një makinë te rruga 'Myslym Shyri', PAMJET nga vendngjarja

Shpërthim me eksploziv në një subjekt privat në Fier, dëmtime në derën e jashtme

Përplasen me motorë elektrikë tre të mitur, dy prej tyre transportohen drejt Spitalit të Traumës

Protesta e 135-të kundër qeverisë, policia shoqëron dy aktivistë

Protestuesit bllokojnë daljen kryesore të Kryeministrisë, aktivisti: Godina është e jona, jo e Ramës

135 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje:Arrestoni Ramën

Të maskuar si policë dhe grabitën banesën në Elbasan/Pamjet kur familjarët i ndjekin autorët me vrap

Hetimet ndaj ish-zv/kryeministres/ Erald Elezi dhe Gentian Gjyli dalin nga SPAK pas rreth dy orësh

Banorët e Orikumit dhe Dukatit në protestë kundër ndërtimeve: Do të rikthehen protestat e vitit 2009

Grabitja në Elbasan, qytetari: Erdhën me uniformë dhe maska, u prezantuan si punonjës policie

Pas më shumë se 3 orësh, Mirlinda Karçanaj del nga SPAK

Berisha: Ky numërim është manipuluar edhe me ndërhyrjen e Narko-Shërbimit Informativ

Berisha: Rama dëshmoi se është narko-diktator, do mblidhemi për të mbajtur qëndrimet përkatëse

Berisha publikon studimin e EUROSTA: Leku shqiptar shënon rekord botëror për vlerësimin në raport...

E shoqëruar nga avokatja e saj, ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Çfarë po ndodh? Bllokohet hyrja e tunelit Tiranë-Elbasan, policia në vendngjarje

Humb jetën shënjestra Beqir Devolli, dyshohet se merrej me trafik droge në Greqi

Rama zbulon çfarë ëndërron të bëjë pas largimit nga detyra: Të shkëputem nga rrjetet sociale

Aksidenti i rëndë në Selanik! Shqiptari i dehur humbet kontrollin e makinës dhe përfundon...

Sherr dhe flakadanë para derbit të kryeqytetit, përplasen tifozët e Partizanit dhe Tiranës

Zbulohet në Tiranë magazina ku modifikoheshin makinetat kontrabandë të lojërave të fatit

Berisha: Rama ka përdorur Vlora Hysenin në funksion të survejimit të kundërshtarëve të tij brenda PS

Berisha: 100 bashkitë e premtuara do bëhen realitet

Regjistrimet e Agasit/Berisha:Edhe Rama është i filmuar në një video,por ai nuk turpërohet nga asgjë

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

"E pranoi edhe Rama në mbledhje"/ Braçe flet për 'Territorialen': Nuk është reformë, por vizatim

"Ti i vizaton listat si do"/ Braçe i kthehet Ramës: Punën ma kanë dhënë 25 mijë njerëz

Braçe: Rama është i dashuruar me pushtetin dhe fuqinë që i jep

Rama e kërcënoi me përjashtim, Braçe: Kam prishur një plan të poshtër brenda politikës

Braçe komenton përplasjen me Ramën: Dhuna e disiplinës është deformim antidemokratik!

Braçe i përgjigjet Ramës: Trego cilat janë ‘duart e pista’ që më paskan ndikuar

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

Ambasadori i SHBA-ve Eric Wendt zbarkon në SPAK, i shkon në zyrë Klodian Brahos dhe Joni Ketës

Berisha: Bënë pazare me njëri-tjetrin e në fund shkuan e votuan me 85 vota një akt që...

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, protesuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Tragjedi në Gjilan! Burri vret bashkëshorten dhe një person tjetër, vetëdorëzohet në polici

Rama paralajmëron administratën publike: Do kalojnë në testime, të rriten në karrierë sipas meritës

Rama: Javën e ardhshme krijojmë Ministrinë e Administratës Publike, do të drejtohet nga Adea Pirdeni

Rama prezanton reformën për administratën e Shqipërisë 2030: Përzgjedhja e nëpunësve, sipas meritës

Reforma "Shkalla e Meritës"/ Rama: Merita duhet të jetë kushti për karrierën në...

Kryeministri Rama prezanton reformën “Shkalla e Meritës” : Administrata t’u përshtatet reformave...

Berisha: PD do të shfrytëzojë çdo hapësirë ligjore

Kishin hapur exchange pa licencë/Ekzekutohen masat e sigurimit për 14 persona! 11 në 'arrest shtëpie

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive

Berisha: Deputetët ranë tek këmbët e Padrinos dhe të narko-trafikantit Taulant Balla

Operacioni në Lezhë/ Zbardhen EMRAT e tre të arrestuarve, u kapën të armatosur dhe me skafandra!

Berisha: Mandatet e krimit u hodhën si shigjeta kundër qytetarëve të 15 bashkive!

Balla-opozitës: Nuk ka prova për hetim parlamentare, rrezik për mbivendosje ndaj SPAK

Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike