
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë nesër një mbledhje të zgjeruar me deputetë të PS dhe ministrat e qeverisë menjëherë sapo të kthehet nga Luksemburgu ku ndodhet për konferencën e 10-të ndërqeveritare me BE.
Në agjendën e kësaj mbledhje ku dy janë çështjet kryesore për diskutim.
Raportimi për ecurinë e “Pranisë Besnike” ku deputetët kanë dy minuta kohë secili për të bërë pyetje apo diskutime. Çështja e dytë lidhet me një prezantim të “Pasqyrë Albania”.
Mbledhja vjen menjëherë pas votimit të Reformës Territoriale e cila ngjalli debat mes socialistëve për shkak se pati deputetë që e kishin shprehur kundërshtinë e tyre, pavarësisht se në fund votuan pro. Versus.al

