I vunë zjarrin një subjekti në Tiranë, shpallen në kërkim 2 persona! Flakët djegin edhe një makinë të parkuar
Dy persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se janë autorët që kanë hedhur lëndë djegëse te shkallët e jashtme të një subjekti dhe e kanë ndezur, subjekt në pronësi të shtetasit A. B.
Sipas raportimeve të policisë, si pasojë e flakëve është djegur pjesërisht një automjet në pronësi të R. H., të cilin e kishte parkuar në afërsi të subjektit.
NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, 2 shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hedhur dhe ndezur lëndë djegëse, te shkallët e jashtme të subjektit në pronësi të shtetases A. B., në rrugën “Mustafa Qosja”.
Si pasojë e flakëve, është djegur pjesërisht automjeti në pronësi të shtetases R. H., i parkuar në afërsi të subjektit.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe për kapjen e autorëve, si dhe për sqarimin dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit.
LIVE- Studentët lyejnë me bojë të kuqe muret e ministrisë së Arsimit, shkulin edhe kangjellat në rrugë
Nis protesta, studentët hedhin sende në drejtim të Ministrisë së Arsimit
Me pankarta në duar, nis grumbullimi i studentëve para ministrisë së Arsimit (VIDEO)
- 14:42 LIVE- Studentët lyejnë me bojë të kuqe muret e ministrisë së Arsimit, shkulin edhe kangjellat në rrugë
- 14:34 Kërcënime ndaj kryeministrit Tusk, arrestimi i dytë brenda pak ditësh në Poloni
- 14:27 Erdogan uron presidenten Justina Shiroka-Pula: Bashkëpunimi me Kosovën do të vazhdojë të zhvillohet
- 14:25 Nis protesta, studentët hedhin sende në drejtim të Ministrisë së Arsimit
- 14:23 Çmimi i gazit në Evropë rritet në nivelin më të lartë që nga viti 2022
- 14:01 Me pankarta në duar, nis grumbullimi i studentëve para ministrisë së Arsimit (VIDEO)