Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rruga e Durrësit “mbulohet” nga tymi, të mitur e të rinj shkulin kangjellat, thyhen xhamat e ministrisë: Bravo! Të lumtë; Policia asnjë ndërhyrje

Shkruar nga Newsbomb
Rruga e Durrësit “mbulohet” nga tymi, të mitur e të
Protesta e sotme para godinës së Ministrisë së Arsimit

Protesta e sotme para godinës së Ministrisë së Arsimit sa vjen e tensionohet, ndërsa raportohet se studentët kanë nisur të hedhin kapsolla, fishekzjarre dhe gurë në drejtim të institucionit, në shenjë revolte. Ndërsa protestuesit, të mitur e të rinj, janë parë duke shkulur kangjellat në Rrugën e Durrësit, të cilat i kanë hedhur me forcë në drejtim të godinës.

Për shkak të sendeve të forta të hedhura në drejtim të ministrisë, janë thyer xhamat e godinës.  Ndërkohë që tensionet e krijuara gjatë protestës së sotme janë shoqëruar me brohoritje dhe duartrokitje të qytetarëve që janë të pranishëm

“Të lumtë. Mirë ia bëre. Bravo!” dëgjohen duke thënë qytetarët e pranishëm në protestë të cilët po përkrahin revoltën e studentëve.

“TURP!” është një nga mesazhet është shkruar në muret e ministrisë.

Pavarësisht tensioneve, deri më tani bëhet me dije se efektivët që janë në terren nuk kanë ndërhyrë. Po ashtu pas Ministrisë së Arsimit raportohet se ndodhet dhe një autobot uji, i cili do të përdoret në rast se protestë do të përshkallëzohet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese