Policia e Tiranës ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me incidentin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet, ku u dogj një dyqan dhe një automjet.
Sipas njoftimit të policisë, dy persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hedhur dhe më pas kanë ndezur lëndë djegëse në shkallët e jashtme të një subjekti në pronësi të shtetases A. B., në rrugën “Mustafa Qosja”.
Si pasojë e flakëve, është djegur pjesërisht edhe një automjet në pronësi të shtetases R. H., i cili ishte i parkuar pranë subjektit.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, 2 shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hedhur dhe ndezur lëndë djegëse, te shkallët e jashtme të subjektit në pronësi të shtetases A. B., në rrugën “Mustafa Qosja”.
Si pasojë e flakëve, është djegur pjesërisht automjeti në pronësi të shtetases R. H., i parkuar në afërsi të subjektit.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe për kapjen e autorëve, si dhe për sqarimin dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit.

