Lajmi i fundit

TASK-FORCE/ Përgjaket protesta e studentëve kundër Narkoshtetit

Studentët heqin gardhin metalik, shpërthejnë portën hyrëse të ministrisë dhe thyejnë xhamat

14:49, 13/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Studentët protestues kanë goditur godinën e ministrisë së Arsimit duke thyer xhamat e godinës, ndërsa në këto momente ata kanë shkulur dhe gardhin që ndan trotuarin dhe rrugën kryesore dhe me të kanë goditur për të shpërthyer derën anësore që të çon tek oborri i ministrisë, por dhe fasadën e jashtme të godinës.

Studentët thërrasin: Poshtë Narkoshteti. 

Studentët kanë vijuar duke goditur me gurë dhe drejt policëve të cilët kanë hyrë në oborrin e godinës.

Shiko videon 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco