Lajmi i fundit

LIVE - Studentët protestë para Ministrisë së Arsimit

Protestat/ Studenti: Konviktet në kushte skandaloze, sistemi që kanë dizenjuar po na kthen në argatë

14:33, 13/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Studentët janë rikrthyer më fuqishmë se kurrë në protestat e tyre përpara Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar kushte më të mira dhe punësim.

Në një prononcim për Syri Tv, një prej tyre tha se studentët përballen me kushte tejet të këqija në konvinte, ku pavarësisht sakrificës së prindërve për pagesa të majme, kushtet nuk janë aspak dinjitoze.

Sipas studentëve, ata përballen edhe me pasiguri në tregun e punës pas përfunditmit të studimve, duke shtuar se me sistemin e dizenjuar nga institucionet, i kthejnë në argatë.

Protestojmë për kushtet e këqija në konvinte, prindërit tanë në emigracion kanë sakrifikuar tërë jetën për të sjellë para për të na mbajtur dhe me taksa të rregullta, kur vijmë ne përballemi me kushte të këqija e institucione që nuk ofrojnë asgjë.

Studenti detyrohet to blejë librat, pasigurinë e punës pas shkolle. Institucionet merren me nepotizëm e ryshfete, punonjësi kthehet në argat dhe studenti kërkon të zhvillohet në aftësi. Sistemi i dizenjuar nga institucionet vetëm për t’u kthyer në argat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco