LIVE UPDATES
Politike

Bojkoti i avokatëve kundër rregullores së GJKKO, PD-PS bëhen bashkë: Zgjidhni ngërçin. Ilir Rusi: Kompetencë e gjykatës

Gjatë diskutimeve në komision, Xhafaj theksoi se shqetësimi kryesor nuk është përmbajtja e rregullores, por pasojat që po sjell konflikti mes palëve për qytetarët dhe funksionimin e sistemit të drejtësisë.

13 October 2026, 14:18 Nga I.A
Bojkoti i avokatëve kundër rregullores së GJKKO, PD-PS bëhen
Ilir Rusi

TIRANË- Kryetari i Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, Fatmir Xhafaj, kërkoi sot nga kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) zgjidhjen e ngërçit për bojkotin e avokatëve kundër rregullores së re të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Gjatë diskutimeve në komision, Xhafaj theksoi se shqetësimi kryesor nuk është përmbajtja e rregullores, por pasojat që po sjell konflikti mes palëve për qytetarët dhe funksionimin e sistemit të drejtësisë.

Ai nënvizoi se Kuvendi nuk synon të ndërhyjë në vendimmarrjen e gjykatave, por kërkon që institucionet përgjegjëse të gjejnë një zgjidhje për situatën e krijuar. Sipas tij, KLGJ-ja dhe palët e përfshira mund të diskutojnë nëse rregullorja duhet të mbetet në fuqi apo ka nevojë për përmirësime. Xhafaj kërkoi që ngërçi të zgjidhet sa më shpejt, duke paralajmëruar se pasojat e tij lidhen me zvarritjen e proceseve gjyqësore, rritjen e numrit të çështjeve të prapambetura dhe cenimin e së drejtës për një proces të rregullt ligjor.

“Për këtë ngërç shqetësohet një qytetar i zakonshëm, ka apo nuk ka halle. Është një anomali brenda një pushtetit. Ne nuk na shqetëson rregullorja në vetvete. Ne na intereson ngërçi i krijuar, efektet e të cilit janë në kohëzgjatjen, rritjen e backlogut, procesin e rregull ligjor dhe në efiçencën e sistemit. Kjo na shqetëson. Zgjidhjen nuk mund t’ia japim ne. Ndërhyrja jonë është sipas Kushtetutës, që mund të shkojë edhe në masa shumë ekstreme për Këshilli, sipas meje. Por, këtu ne nuk ndërhyjmë tek çështjet e brendshme të gjykatës, ne nuk ndërhyjmë në vendimmarrjen e gjykatave dhe as, as e mendojmë, jo të guxojmë ta bëjmë këtë gjë. Por kur ka një ngërç të tillë me efekte, padyshim ne themi: Zgjidheni! Mund të jetë e drejtë rregullorja, i ktheni përgjigje Dhomës së Avokatisë dhe i thoni: kjo rregullore është e drejtë për Këshillin dhe Këshilli do ta ketë standard. Kjo rregullorja ka nevojë të përmirësohet. I kërkoni atyre ta përmirësojmë. Kjo është një çështje vendimmarrja juaj, ne na intereson ngërçi të zgjidhet”, tha Xhafaj

Edhe deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, kërkoi ndërhyrjen e Kuvendit për të nxitur dialogun mes institucioneve dhe palëve të përfshira.

“Thirrja ime është që Kuvendi i Shqipërisë, ky komision, të nxisë dialogun dhe të gjejë zgjidhje. Nuk mundet që ky konflikt të vazhdojë pa afat, kur është i panevojshëm dhe shumë lehtësisht i zgjidhshëm”, deklaroi Xhixho.

Ndërsa Ivi Kaso u shpreh se KLGJ duhet të marrë sensitivitetin e të gjithëve pavarësisht krahut politik dhe kërkoi një adresim të menjëhershëm të çështjes. 

“KLGJ duhet të marrë sensitivitetin e të gjithëve pavarësisht krahut politik që duhet adresim i menjëhershëm. Sa u përket mungesës së akteve nënligjore që u ka kaluar afati në 2019, shqetësuese që s’janë miratuar. Si janë zgjidhur problematikat që duhet të zgjidhte akti? KLGJ të evidentojë të gjitha aktet, të thotë nëse s’ka nevojë për këto akte meqë i paska zgjidhur. Nëse se kanë ndërmend të miratojnë asnjë akt, ta dimë, s’kemi pse mblidhemi prapë për t’i përsërit të njëjtat gjëra”, tha Ivi Kaso.

Ndërkohë kreu i KLGJ-së, Ilir Rusi, sqaroi se qëndrimi i institucionit është se rregullorja është në kompetencën e Gjykatës së Posaçme dhe se palët që kundërshtojnë përmbajtjen e saj duhet t’i drejtohen gjykatës. Sipas Rusit, edhe grupi i mediave i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje.

“Qëndrimi deri tani i Këshillit, i iniciuar nga mediat, Dhoma Kombëtare e Avokatisë, është që ajo rregullore është në kompetencë të Këshillit të asaj gjykate dhe të gjithë ata që kanë kundërshtime në lidhje me përmbajtjen e saj, t’i adresohen Gjykatës. Në dijeninë time di që grupi i mediave i është adresuar gjykatës Kushtetuese në lidhje me përmbajtjen e saj. Ky është qëndrimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor”, tha Rusi./Dosja.al

klgj Ilir Rusi rregullorja e gjkko

Sondazh

Poll

Shpërthen një makinë te rruga 'Myslym Shyri', PAMJET nga vendngjarja

Shpërthen një makinë te rruga 'Myslym Shyri', PAMJET nga vendngjarja

Shpërthim me eksploziv në një subjekt privat në Fier, dëmtime në derën e jashtme

Përplasen me motorë elektrikë tre të mitur, dy prej tyre transportohen drejt Spitalit të Traumës

Protesta e 135-të kundër qeverisë, policia shoqëron dy aktivistë

Protestuesit bllokojnë daljen kryesore të Kryeministrisë, aktivisti: Godina është e jona, jo e Ramës

135 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje:Arrestoni Ramën

Të maskuar si policë dhe grabitën banesën në Elbasan/Pamjet kur familjarët i ndjekin autorët me vrap

Hetimet ndaj ish-zv/kryeministres/ Erald Elezi dhe Gentian Gjyli dalin nga SPAK pas rreth dy orësh

Banorët e Orikumit dhe Dukatit në protestë kundër ndërtimeve: Do të rikthehen protestat e vitit 2009

Grabitja në Elbasan, qytetari: Erdhën me uniformë dhe maska, u prezantuan si punonjës policie

Pas më shumë se 3 orësh, Mirlinda Karçanaj del nga SPAK

Berisha: Ky numërim është manipuluar edhe me ndërhyrjen e Narko-Shërbimit Informativ

Berisha: Rama dëshmoi se është narko-diktator, do mblidhemi për të mbajtur qëndrimet përkatëse

Berisha publikon studimin e EUROSTA: Leku shqiptar shënon rekord botëror për vlerësimin në raport...

E shoqëruar nga avokatja e saj, ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Çfarë po ndodh? Bllokohet hyrja e tunelit Tiranë-Elbasan, policia në vendngjarje

Humb jetën shënjestra Beqir Devolli, dyshohet se merrej me trafik droge në Greqi

Rama zbulon çfarë ëndërron të bëjë pas largimit nga detyra: Të shkëputem nga rrjetet sociale

Aksidenti i rëndë në Selanik! Shqiptari i dehur humbet kontrollin e makinës dhe përfundon...

Sherr dhe flakadanë para derbit të kryeqytetit, përplasen tifozët e Partizanit dhe Tiranës

Zbulohet në Tiranë magazina ku modifikoheshin makinetat kontrabandë të lojërave të fatit

Berisha: Rama ka përdorur Vlora Hysenin në funksion të survejimit të kundërshtarëve të tij brenda PS

Berisha: 100 bashkitë e premtuara do bëhen realitet

Regjistrimet e Agasit/Berisha:Edhe Rama është i filmuar në një video,por ai nuk turpërohet nga asgjë

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

"E pranoi edhe Rama në mbledhje"/ Braçe flet për 'Territorialen': Nuk është reformë, por vizatim

"Ti i vizaton listat si do"/ Braçe i kthehet Ramës: Punën ma kanë dhënë 25 mijë njerëz

Braçe: Rama është i dashuruar me pushtetin dhe fuqinë që i jep

Rama e kërcënoi me përjashtim, Braçe: Kam prishur një plan të poshtër brenda politikës

Braçe komenton përplasjen me Ramën: Dhuna e disiplinës është deformim antidemokratik!

Braçe i përgjigjet Ramës: Trego cilat janë ‘duart e pista’ që më paskan ndikuar

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

Ambasadori i SHBA-ve Eric Wendt zbarkon në SPAK, i shkon në zyrë Klodian Brahos dhe Joni Ketës

Berisha: Bënë pazare me njëri-tjetrin e në fund shkuan e votuan me 85 vota një akt që...

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, protesuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Tragjedi në Gjilan! Burri vret bashkëshorten dhe një person tjetër, vetëdorëzohet në polici

Rama paralajmëron administratën publike: Do kalojnë në testime, të rriten në karrierë sipas meritës

Rama: Javën e ardhshme krijojmë Ministrinë e Administratës Publike, do të drejtohet nga Adea Pirdeni

Rama prezanton reformën për administratën e Shqipërisë 2030: Përzgjedhja e nëpunësve, sipas meritës

Reforma "Shkalla e Meritës"/ Rama: Merita duhet të jetë kushti për karrierën në...

Kryeministri Rama prezanton reformën “Shkalla e Meritës” : Administrata t’u përshtatet reformave...

Berisha: PD do të shfrytëzojë çdo hapësirë ligjore

Kishin hapur exchange pa licencë/Ekzekutohen masat e sigurimit për 14 persona! 11 në 'arrest shtëpie

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive

Berisha: Deputetët ranë tek këmbët e Padrinos dhe të narko-trafikantit Taulant Balla

Operacioni në Lezhë/ Zbardhen EMRAT e tre të arrestuarve, u kapën të armatosur dhe me skafandra!

Berisha: Mandatet e krimit u hodhën si shigjeta kundër qytetarëve të 15 bashkive!

Balla-opozitës: Nuk ka prova për hetim parlamentare, rrezik për mbivendosje ndaj SPAK

Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike