Situata përpara Ministrisë së Arsimit ka përshkallëzuar sërish në përplasje të dhunshme fizike mes efektivëve të policisë dhe protestuesve.
Gjatë kësaj faze janë regjistruar përplasje të forta, teksa efektivët e policisë kanë neutralizuar dhe marrë me forcë disa nga protestuesit më aktivë për t’i shoqëruar drejt komisariateve të kryeqytetit.












