Protesta e studentëve/ Policia i shpërndan me ujë, disa të shoqëruar
Pas një ore proteste para godinës së Minsitrisë së Arsimit...
Pas një ore proteste para godinës së Minsitrisë së Arsimit...

Miliona për projekte të tjera, zero mbështetje të drejtpërdrejtë për klubet dhe një Ligj Sponsorizimi i bllokuar prej vitesh. Ministri i Financave mban peng reformën, ndërsa kryeministri duhet ta kthejë sportin në prioritet.
Futbolli në Shqipëri ka një paradoks që nuk mund të fshihet më pas justifikimeve burokratike: është sporti që mbush stadiumet, bashkon shqiptarët dhe u dha krenari me Kombëtaren, por kur vjen puna te financimi, trajtohet si një barrë që shteti nuk dëshiron ta marrë përsipër.
Lojtarët e Kombëtares i dhanë vendit emocione dhe krenari. Por, nga shpërblimet e tyre për Europianin, shteti përfitoi rreth 1.5 milionë euro në tatime. Ndërkohë, klubet vazhdojnë të kërkojnë mbështetje, infrastruktura mbetet problem dhe Ligji i Sponsorizimit është ende një premtim i pa mbajtur.
Zoti ministër i Financave, përflitet se keni ngritur pyetjen se përse futbolli kërkon para nga buxheti i shtetit. Por pse nuk bëhet e njëjta pyetje për çdo shpenzim tjetër publik? Pse paratë për fusha, akademi dhe edukimin sportiv të fëmijëve konsiderohen problem, ndërsa projekte të tjera me vlera të mëdha përfundojnë nën hetimin e SPAK-ut, mes dyshimeve për abuzim apo keqpërdorim të fondeve?
Nuk bëhet fjalë që çdo shpenzim publik të jetë i pajustifikuar, as që futbolli të marrë para pa llogari. Bëhet fjalë për standardin dhe për prioritetet. Pse kërkohet kaq shumë llogari kur investimi lidhet me sportin, ndërsa për miliona të tjerë publiku mbetet shpesh pa përgjigje të qarta?
Dhe, mbi të gjitha, po fëmijët tanë, zoti ministër, kush i mendon? Ata që kanë nevojë për një fushë ku të stërviten, një akademi ku të mësojnë dhe një klub që t'u japë mundësi të zhvillohen. Fëmijët e familjeve të zakonshme, që nuk kanë mundësi t'i dërgojnë jashtë vendit për arsimim dhe një të ardhme më të sigurt. Sepse për shumë prej atyre që drejtojnë vendin, zgjidhja për fëmijët e tyre mund të jetë jashtë Shqipërisë. Por çfarë zgjidhjeje u ofrohet fëmijëve të këtij vendi?
Futbolli nuk po kërkon lëmoshë. Kërkon një sistem që funksionon: një Ligj Sponsorizimi që nxit biznesin të investojë, procedura të qarta dhe infrastrukturë ku të rinjtë të mund të luajnë. Në vitin 2019 u premtua ndryshimi i ligjit brenda 100 ditësh. Kanë kaluar vite dhe, edhe pse një projekt i ri është hedhur në diskutim, ai shoqërohet me koklavitje, vështirësi dhe pikëpyetje për zbatimin. Pengesa kryesore për miratimin mbetet Ministria e Financave, nga e cila pritet të japë zgjidhje dhe jo ta mbajë reformën të bllokuar mes procedurave e rezervave.
Ndërkohë, stadiumet e premtuara në Durrës, Vlorë e Korçë kanë mbetur në kuadrin e projekteve, ndërsa “Selman Stërmasi” vazhdon të jetë simbol i një infrastrukture që nuk i përgjigjet historisë së futbollit kryeqytetas. Sa vite të tjera duhet të kalojnë përpara se sporti të trajtohet si një investim dhe jo si një kërkesë e tepërt për buxhetin?
Ironia bëhet edhe më e madhe kur sheh raportin e kryeministrit me futbollin. Ka takuar José Mourinhon, ka ftuar Carlo Ancelottin në Kryeministri, ka vizituar Juventusin dhe ka pritur disa herë Jorge Mendesin. Edhe pse dikur ka luajtur basketboll, kryeministri shfaqet publikisht si tifoz i futbollit. Dhe kjo është krejt normale. Por, nëse dyert hapen për yjet e futbollit botëror, pse nuk hapen me të njëjtën vendosmëri për reformën që mund t'i japë frymëmarrje futbollit shqiptar?
Nëse Ministria e Financave e sheh Ligjin e Sponsorizimit si një çështje të ndërlikuar, pikërisht këtu duhet të ndërhyjë kryeministri. Jo për të anashkaluar rregullat dhe llogaridhënien, por për të kërkuar një zgjidhje konkrete, për të imponuar afate dhe për ta vendosur reformën në listën e prioriteteve. Sepse nuk mund të mjaftojë që një ministri të shprehë rezerva, ndërsa një sektor i tërë të presë pafundësisht. Në fund të fundit, qeveria duhet të ketë një drejtim të qartë dhe kryeministri përgjegjësinë për ta çuar përpara.
Pse nuk bëhet prioritet një ligj që do të sillte më shumë investime private? Pse nuk ndërtohen kushtet që klubet të mos mbijetojnë nga sezoni në sezon dhe fëmijët të mos varen vetëm nga sakrificat e familjeve të tyre?
Në fund, çështja nuk është nëse futbolli duhet të marrë para pa kushte. Çështja është nëse shteti ka një politikë serioze për sportin, apo kujtohet për të vetëm kur Kombëtarja fiton dhe flamuri shqiptar valëvitet në stadiumet e Europës.
Nuk mjafton të takosh Mourinhon, të presësh Ancelottin apo edhe t'i japësh një “dorë” vëllait, menaxher futbolli tashmë, duke ftuar e pritur një nga emrat më të mëdhenj të menaxhimit botëror si Jorge Mendes. Krenaria kombëtare nuk ndërtohet vetëm me rezultatet e Kombëtares. Ajo ndërtohet edhe me fushat ku rriten lojtarët e së ardhmes, me klubet që i formojnë dhe me një shtet që e kupton se sporti dhe futbolli nuk janë shpenzime të panevojshme, por investime te njerëzit.
CNA ka raportuar prej ditësh atë që quhet skandali i “fake...
Në mbarë botën gjenden rrënoja madhështore. Në shumë raste...
Kryeministri Edi Rama njoftoi publikisht dhjetë ditë më pa...
Rreth orës 01:30 të mëngjesit të sotëm, ushtarët e Edi Ram...
Kolegu Osman Stafa ka folur dje në protestën, e cila p...
Sot kemi hyrë zyrtarisht në një fazë të re të historisë së...
Me tri fjalë, Kodi i ri i Procedurës Penale është përgatit...
Ka një problem shumë më të madh nga sa duket në pamje të p...
Të mërkurën e 30 shtatorit, kryeministri Edi Rama na u shf...
Ditën e djeshme shqiptarëve iu prezantua Kodi i ri i Proce...
Sipas kuadrit tonë ligjor, drejtori i SHISH-it emërohet ng...
48 orët e fundit një tjetër “bombë” ka plasur për publikun...
Kryeministri Edi Rama e shkarkoi nga detyra drejtuesen e S...
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Seli...
Kafka i gjorë! Në fillim e përdorte Erion Veliaj, kur Rama...
Njëri u ngrit në këmbë për të dëgjuar vendimin. Tjetri nga...
Dallimi mes Hashim Thaçit dhe Erion Veliajt është ulëritës...
Tani që Gjykata e Lartë ka vendosur që Erion Veliaj të mbe...
Gjykata e Lartë, me një vendim të Kolegjit Penal të saj, s...
Shembulli i analfabetizmit i mbështetur nga bandat, krimi ...
Lumi Lana është në prag të një katastrofe, është një bombë...
Kontrolli i Lartë i Shtetit në Auditimin Tematik të Përput...
Një denoncim i mbërritur në redaksinë e CNA nga një grup b...
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar të dhë...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një vrasje është parandaluar në Kurbin, dyshohet për hakma...
Tre persona janë shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në fshatin Ko...
Dy punonjës policie të Komisariatit nr.4 në Tiranë janë ar...
Emigracioni, plakja e popullsisë dhe mungesa e fuqisë punë...
Ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
CNA sjell një profil të veçantë të prefektes së Qarkut Kor...
Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë mot relativ...
BE-ja dëshiron t'u vijë në ndihmë prodhuesve të saj të aut...
Bashkimi Evropian synon që vendet që do të anëtarësohen në...
Presidenti amerikan, Donald Trump, përballë kritikave të a...
Kalimi i uraganit Simon përgjatë bregdetit të Paqësorit në...
Dritëro Agolli është më shumë se shkrimtari i një epoke: a...
Në mesnatën e 26 shkurtit 1960, në një orë kur qytetet zak...
Nga plot gëzime në jetë veçoj si kulm emërimin tim në Tira...
Osho dhe arti i të qenit. Të kesh është një mënyrë për të ...
Nëse një konsumator do të blinte sot 10 produkte të shport...
Zhvillimi i turizmit në bregdetin e Jugut po krijon një tj...
Qeveria ka rishikuar draftin me ndryshimet në ligjin e str...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe ...