Protesta e studentëve/ Policia i shpërndan me ujë, disa të shoqëruar
Pas një ore proteste para godinës së Minsitrisë së Arsimit...
Pas një ore proteste para godinës së Minsitrisë së Arsimit...
Pasditen e së hënës një lajm që pushtoi mediat ishte se drejtuesi i ri i Drejtorisë së Burgjeve do të ishte një femër. Emri i saj, i cili është thuajse i panjohur (por me karrierë në administratë), është Sadleva Bodo që në moshën 38-vjeçare do të mbajë peshën e drejtimit të njërit prej institucioneve kryesore në vend, një nga më delikatët.
CNA që në momentet e para të emërimit të Adriatik Kupit, ish-kreut të Drejtorisë Burgjeve tashmë, e faktoi se ka qenë një nga mbështetësit kryesorë të Erion Veliajt. Ndërkohë pas largimit të tij, Kupi në një mesazh të gjatë përmendi edhe gurët që janë hedhur.
Në fakt, Kupi shpesh raportohet edhe si një njeri që shkonte dhe hante dreka e darka në burgje të ndryshme me personazhe problematikë. Ndoshta këtë e konsideronte pjesë të punës së tij, kjo nuk dihet. Por problematika kryesore ishte marrëdhënia me kryebashkiakun e Tiranës, të burgosur në Durrës, ku burgu gati sa nuk është kthyer në harem, nuk mungojnë peshku, vera dhe karkalecat. Edhe uiskin, Royal Salute 25-vjeçar e shijojnë në burgun e Durrësit.
Ajo që dihet është se ai nuk do të jetë më në krye të Drejtorisë së Burgjeve, drejtimin e mori Sadleva Bodo. CNA ka mësuar nga burime zyrtare se përtej lajmit që një grua po merrte drejtimin e “Burgjeve”, si zakonisht me këta të Rilindjes “dardha e ka bishtin mbrapa”.
Sadleva Bodo u raportua se ka bërë universitet në SHBA dhe Holandë dhe ka punuar në Ministrinë e Brendshme, por koha e saj që ka qenë në këtë institucion është nga viti 2018-2021.
Sadleva Bodo është emëruar në Ministrinë e Brendshme në muajin maj të vitit 2018, kohë kur ky institucion drejtohej nga Fatmir Xhafaj, detyrë të cilën ky i fundit e mori në mars të 2017 dhe e dorëzoi në fund të tetorit 2018, ku dha dorëheqjen duke u pasuar nga Sandër Lleshaj dhe më pas nga Bledi Çuçi, i cili ka drejtuar institucionin deri në vitin 2021.
Bodo ka qenë drejtoreshë e emëruar nga Xhafaj në Ministrinë e Brendshme në një vend kyç, në një nga institucionet e rëndësishme që kishte të bënte me integrimin e vendit në Bashkimin Europian, marrëveshjet ndërkombëtare dhe asistencës në këtë ministri.
Sadleva Bodo nuk është një njeri anonim pa lidhje të forta politike, është një person sipas vetë CV-së së publikuar dje, u emërua në Ministrinë e Brendshme në kohën e Fatmir Xhafajt, më pas u mbajt në këtë institucion edhe nga Sandër Lleshaj dhe më tej edhe nga Bledi Çuçi.

Tre ministra, dy nga të cilët me influencë të fortë politike, megjithëse Lleshaj nuk arriti kurrë të kishte forcën dhe autoritetin politik të Fatmir Xhafajt apo Bledi Çuçit.
Nga gushti i vitit 2021 rezulton se Bodo, me ikjen e Çuçit nga Ministria e Brendshme, ka shkuar në një tjetër institucion, në Byronë Kombëtare të Hetimit. Quhet sukses i madh, pasi është një nga institucionet në krah të SPAK-ut me oficerë policie, të cilët janë hetuesit e prokurorëve që luftojnë krimin dhe korrupsionin.
BKH-ja, kujtojmë në atë kohë, drejtohej nga Aida Hajnaj, ish-zëvendësdrejtoreshë e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, e cila siç edhe u raportua, shkoi në krye me bekimin e Edi Ramës dhe mbështetjen e Fatmir Xhafajt.
Hajnaj është njeriu që ka marrë në krah Sadleva Bodon, e cila shkonte në BKH, pas detyrës së rëndësishme që kishte mbajtur në Ministrinë e Brendshme, ku e kishte marrë Fatmir Xhafaj. Ajo largohet edhe nga drejtoreshë e Ministrisë së Brendshme, bëhet këshilltare e drejtoreshës së BKH-së, Aida Hajnaj, kjo e fundit e mbështetur fort për emërimin në këtë detyrë nga Fatmir Xhafaj.
Përtej një fytyre të re, të panjohur, nga vinte, kush është kjo vajzë, apo zonjë që do të drejtojë Burgjet, një institucion delikat, po të shohim pak historikun, na rezulton se është një produkt i Fatmir Xhafajt.
Njeriu që pas arrestimit të Erion Veliajt rrëmbeu shpatën në dorë kundër SPAK-ut, me një komision të shpikur prej tij, për të goditur këtë institucion që në finale dështoi.
Fatmir Xhafaj njihet po ashtu si një nga njerëzit kryesorë në mbështetje të Erion Veliajt. Gjithashtu, pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, ai njihet si person me influencë të fortë në institucione të ndryshme apo ndërhyrje në mbështetje të kryebashkiakut të Tiranës, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit, i arrestuar me 13 akuza të rënda penale.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve do të drejtohet nga njeriu i Fatmir Xhafajt dhe “indirekt” nga kryebashkiaku i burgosur i Tiranës, Erion Veliaj.
Tani ngelet vetëm të shohim, a do të shkojë burgu i Durrësit përtej një “haremi”, ku të burgosurit mund të bëjnë çfarë të duan, që nga raportet për të bërë fizioterapi tri ditë, siç i miratonte Adriatik Kupi, në spitalet private, te karkalecat, peshku, vera e derdhur lumë dhe uiski premium.
Thuhet shpesh se disa të burgosur me raporte shtrimi apo që kanë bërë ndërhyrje, nuk kanë fjetur në spitale, por kanë shkuar në shtëpitë e tyre dhe në mëngjes janë kthyer sërish në spital.
Janë me dhjetëra raste të tilla që u krijojnë lehtësi të burgosurve të ndryshëm duke përdorur spitalet private, të cilat kryesisht lëshojnë raporte dhe u japin mundësinë të burgosurve të kalojnë net të qeta dhe të lumtura, nëpër spitale, duke i kthyer këto në hotele, kuptohet me ndihmën e Drejtorisë të Përgjithshme të Burgjeve.
Institucioni tashmë do të drejtohet nga zonja Bodo, që është nën kontrollin e Fatmir Xhafajt dhe që mesa duket kërkon t’i lehtësojë paraburgimin Erion Veliajt. /CNA
Protesta që po zhvillohet këtë të martë para godinës së Mi...
Është përshkallëzuar protesta e studentëve para Ministrisë...
Ka nisur protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit,...
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Nismat Qytetare ësh...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë merr pjesë në Mbledhjet...
Kriza institucionale shqiptare nuk është një debat abstrak...
Shkeljet e rregullave të parkimit dhe qëndrimit në rrugë p...
Çmimi i naftës në tregun vendas është rritur sërish, duke ...
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Nismat Qytetare ësh...
Seanca e sotme gjyqësore për kryebashkiakun e arrestuar të...
Anëtarët e opozitës kanë braktisur mbledhjen e Konferencës...
Konferenca e Kryetarëve po zhvillon sot mbledhjen e radhës...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka ndar...
Janë zbardhur detaje nga operacioni i SPAK-ut për goditjen...
Një automjet i parkuar ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka zhvilluar kontrolle në...
Prokuroria e Posaçme, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit...
Gazetari Mentor Kikia komentoi sot ndikimin e protestës qy...
Pas rreth dy vitesh në krye të Hetimit Tatimor, Anton Mart...
Ish-diplomati Arben Çejku komentoi sot reagimet dhe kundër...
Lumi Lana është në prag të një katastrofe, është një bombë...
Kontrolli i Lartë i Shtetit në Auditimin Tematik të Përput...
Një denoncim i mbërritur në redaksinë e CNA nga një grup b...
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar të dhë...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një vrasje është parandaluar në Kurbin, dyshohet për hakma...
Tre persona janë shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në fshatin Ko...
Dy punonjës policie të Komisariatit nr.4 në Tiranë janë ar...
Emigracioni, plakja e popullsisë dhe mungesa e fuqisë punë...
Ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
CNA sjell një profil të veçantë të prefektes së Qarkut Kor...
Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë mot relativ...
BE-ja dëshiron t'u vijë në ndihmë prodhuesve të saj të aut...
Bashkimi Evropian synon që vendet që do të anëtarësohen në...
Presidenti amerikan, Donald Trump, përballë kritikave të a...
Kalimi i uraganit Simon përgjatë bregdetit të Paqësorit në...
Dritëro Agolli është më shumë se shkrimtari i një epoke: a...
Në mesnatën e 26 shkurtit 1960, në një orë kur qytetet zak...
Nga plot gëzime në jetë veçoj si kulm emërimin tim në Tira...
Osho dhe arti i të qenit. Të kesh është një mënyrë për të ...
Nëse një konsumator do të blinte sot 10 produkte të shport...
Zhvillimi i turizmit në bregdetin e Jugut po krijon një tj...
Qeveria ka rishikuar draftin me ndryshimet në ligjin e str...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe ...