Lajmi i fundit

LIVE - Studentët protestë para Ministrisë së Arsimit

‘Poshtë narkoshteti’/ Policia nis arrestimet e dhunshme të stundentëve…

15:17, 13/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Përshkallëzohet situata përpara Ministrisë së Arsimit, ku protesta është shoqëruar me përplasje fizike mes efektivëve të policisë dhe protestuesve.

Pas përdorimit të autobotit me ujë me presion për të larguar turmën nga perimetri i godinës, forcat e rendit kanë ndërhyrë në terren, duke nisur shoqërimet e para të dhunshme të studentëve nga policia.

Gjatë ndërhyrjes janë regjistruar përplasje të forta, ndërsa disa prej protestuesve janë neutralizuar dhe janë rrëmbyer me dhunë nga efektivët për t'u shoqëruar drejt komisariateve të kryeqytetit.

Tensionet vijojnë në zonën përpara Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit janë përballur me ndërhyrjen e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco