Video/ Protestuesit thyejnë xhamat e Ministrisë së Arsimit, hyjnë brenda rrethimit të godinës, policia bëhet gardh
13/10/2026 15:37
Protesta para Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me tensione dhe përplasje fizike, pasi protestuesit kanë thyer xhamat e godinës dhe kanë hyrë brenda rrethimit të institucionit.
Ndërkohë, policia është pozicionuar në rresht për të mos lejuar përshkallëzimin e situatës. Më pas ata ndërhynë me presion uji me autobot.
Të rinjtë kanë bërë thirrje për të mos u dorëzuar “Mos u dorëzoni”, ishte thirrja gjatë protestës.
Top Channel