Tritol mjetit të avokatit Idajet Beqiri/ ‘Benz-i’ ishte në pronësi të bashkëshortes së tij dhe i parkuar pranë Gjykatës Civile (PAMJET)
Detaje nga shpërthimi i makinës së Idajet Beqirit/ Mjeti në emër të bashkëshortes, ngjarja ndodhi pranë ...
Detaje nga shpërthimi i makinës së Idajet Beqirit/ Mjeti në emër të bashkëshortes, ngjarja ndodhi pranë ...
SPAK goditi grupin kriminal për trafikimin e klandestinëve, zbardhen EMRAT e katër të arrestuarve 13 Tetor, 09:19 ...
Zelensky thotë se sulmet ndaj Yandexit paralizuan botët pro-Kremlinit, por ekspertët dyshojnë 12 Tetor, 20:52 ...
135 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Dorëheqje! 12 Tetor, 19:09 ...
Pas “pokerit” ndaj Liverpoolit në Premier League, Manchester City përgatitet për një tjetër provë të madhe. Maresca sfidon kampionët e Europës, vlerëson Luis Enriquen dhe paralajmëron se vetëm një paraqitje perfekte mund t’i japë fitoren skuadrës së tij.
FRANCE - Manchester City zbarkon në Paris me besimin e një skuadre që vjen nga një fitore bindëse 3-0 ndaj Liverpoolit, por përpara ka një kundërshtar që nuk të fal asnjë gabim. Enzo Maresca e di mirë se çfarë e pret ekipin e tij dhe nuk ngurron ta cilësojë Paris Saint-Germainin si skuadrën më të fortë të momentit në futbollin europian.
“Na duhet një ndeshje perfekte, sepse PSG-ja është skuadra më e mirë në Europë tani. Sukseset e saj në dy edicionet e fundit të Champions League tregojnë nivelin që ka arritur. Por, nëse japim maksimumin tonë, mund ta mposhtim dhe të largohemi të lumtur”, deklaroi trajneri italian në prag të supersfidës së së mërkurës, që nis në orën 21:00.
Maresca nuk dëshiron të bëjë krahasime mes dy skuadrave. Ai pranon se është e vështirë të përcaktohet sa afër apo larg PSG-së ndodhet City, por beson te potenciali i lojtarëve të tij. Në një përballje ku detajet mund të bëjnë diferencën, “Citizens” do të duhet të tregojnë forcën e tyre përballë një kundërshtari që ka dëshmuar se di si të fitojë ndeshjet e mëdha.
Një nga armët më të rrezikshme të Cityt është Rayan Cherki. Francezi vjen në formë të shkëlqyer pas paraqitjes ndaj Liverpoolit, ku shkëlqeu me një gol spektakolar. Ironia e sfidës është se talenti francez ishte shumë pranë transferimit te PSG-ja, përpara se rrugët e tij të kryqëzoheshin me Manchester Cityn.
Maresca e vlerëson jo vetëm për magjinë me topin, por edhe për punën që po bën pa të. “Cherki është një lojtar shumë i mirë. Është fantastik me topin, por tani po paraqitet shumë mirë edhe pa të. Po punon fort”, theksoi trajneri, i cili fillimisht bëri shaka duke thënë se francezi nuk do të luante kundër PSG-së, përpara se të shpërthente në të qeshura.
Tani batutat lihen mënjanë dhe skena u përket protagonistëve. PSG-ja kërkon të konfirmojë statusin e saj europian, ndërsa Manchester City synon të tregojë se mund të rrëzojë edhe kundërshtarin që Maresca e vendos në majën e futbollit kontinental. Në Paris, spektakli është gati dhe gabimet mund të kushtojnë shtrenjtë.
B.T (Dosja.al)
BELGJIKE - Nicolò Tresoldi po përgatitet për një mbrëmje të veçantë në San Siro. Sulmuesi i Club Brugge, i lin...
SPANJE - Dani Carvajal ka gjetur skuadrën e re. Pas largimit nga Real Madridi dhe disa muajsh si lojtar i lirë, mbrojtësi spanjoll ka firmosur n...
ITALI - Roma po përgatitet të rikthehet në Olimpico për një natë të Ligës së Kampionëve pas një pritjeje ...
ITALI - Te Milani duket se gjithçka përsëritet: merkato problematike, ndryshime në drejtim, pikëpyetje për trajnerin dhe nj&eu...
ANGLI - Shakhtar Donetsk do të luajë ndeshjet e tij si pritës në Champions League në Stamford Bridge, stadiumin e Chelseat, rreth 1.7...
SPANJE - United u ndal në një barazim 1-1 me Tottenhamin me 10 lojtarë në Old Trafford të shtunën, duke shkuar në katë...
Manuel Neuer (majtas) dhe Jonas Urbig GJERMANI - Manuel Neuer do të mungojë në ndeshjen e Bayern Munichut në Ligën e Kampionë...
SPANJE - Real Madridi është gati të zgjasë marrëdhënien me Thibaut Courtois, portierin e kombëtares belge dhe një nga ...
Andy Carroll ANGLI - Andy Carroll ka zbuluar se disa futbollistë të njohur i kanë rrëfyer se kanë përjetuar abuzime seksuale...
ANGLI - Me vetëm një fitore në gjashtë ndeshje të Premier League, Manchester United po përjeton krizën e parë. Dhe nat...