Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Dhëndri i Sali Berishës në protestën para Ministrisë së Arsimit, Balla nxjerr FOTON: Student është Jamarbër Malltezi?

Shkruar nga Newsbomb
Dhëndri i Sali Berishës në protestën para Ministrisë
Jamarbër Malltezi në protestën studentore

Protesta e thirrur nga studentët para Ministrisë së Arsimit po vijon, ndërsa situata paraqitet më e qetë në Rrugën e Durrësit, pasi efektivët ndërhynë pas tensioneve të krijuara në tubimin e sotëm. Në mesin e turmës, sot është parë i pranishëm në protestën studentore dhe dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi.

Ka qenë Taulant Balla ai që ka nxjerrë foton e Jamarbër Malltezit, i cili duket në mesin e njerëzve në protestën e thirrur nga studentët që me zë të lartë kërkojnë ndryshim të klasës politike dhe mundësi për një arsim e jetesë më të mirë në Shqipëri.

Në postimin e ndarë dy orë pas protestës studentore e cila po zhvendoset nga Ministria e Arsimit te Kryeministria, Balla ngre pyetjen nëse Jamarbër Malltezi është student, duke shtuar se pas çdo tubimi të dhunshëm “qëndron” Sali Berisha me të vetët.

“Student është ky? Apo dhëndri hajdut i bufit?! Kurrë mos kini dyshime. Pas çdo sulmi dhe dhune kundër institucioneve në këto 30 vite është Sali Berisha.”, shkruan Balla krahas fotos së publikuar pasditen e sotme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese