Protestuesit rikthehen para Ministrisë së Arsimit, qëllojnë me gurë dhe kapsollë efektivët e policisë

13 Tetor 2026 | 16:02

Qytetarë të shumtë janë rikthyer sërish para Ministrisë së Arsimit, në vijim të protestës së nisur në orën 14:00. Protestuesit ishin shpërndarë më herët nga efektivët e policisë, me ndërhyrjen edhe të autobotit me ujë.

Pas rikthimit para institucionit, qytetarët kanë vijuar thirrjet për dorëheqjen e ministres së Arsimit dhe kryeministrit Edi Rama.

Forca të shumta policie vijojnë të jenë të pranishme në terren, ndërsa situata është tensionuar sërish, pasi protestuesit kanë hedhur kapsolla dhe gurë në drejtim të efektivëve.

Deri më tani, disa protestues janë shoqëruar në polici, por ende nuk është bërë i ditur numri i saktë i tyre.

Ndërkohë, policia ka ndërhyrë sërish me autobotin me ujë për të shpërndarë protestuesit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ekspertët e kriminalistikës në Ministrinë e Arsimit, nisin mbledhjen e provave

Ekspertët e kriminalistikës kanë mbërritur pranë godinës së Ministrisë së Arsimit, ku po fiksojnë provat në zonat ku disa protestues sulmuan ndërtesën me mjete të...
15:58 | 13/10/2026

Përplasja me studentët, efektivët e policisë të lënduar nga protesta, pësuan djegie në sy

Përplasjet mes policisë dhe studentëve nga protesta e zhvilluar para Ministrisë së Arsimit ka sjellë edhe persona të lënduar për shkak të goditjeve fizike. Mes...
15:45 | 13/10/2026

SPAK godet grupin që kalonte emigrantë drejt Malit të Zi, mes të dyshuarve edhe punonjës policie

SPAK-u ka ekzekutuar masat e sigurisë ndaj 7 personave, të dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që organizonte kundrejt pagesës kalimin e...
15:26 | 13/10/2026