Farage mbron propozimin që të përdoret forcë vdekjeprurëse kundër migrantëve të parregullt

13 Tetor 2026 | 16:33

Lideri i partisë britanike Reform UK, Nigel Farage, ka mbrojtur propozimin që Marina Mbretërore të lejohet të përdorë forcë vdekjeprurëse kundër migrantëve të parregullt që tentojnë të kalojnë Kanalin Anglez.

Farage përsëriti qëndrimin e shprehur më herët nga zëdhënësi i partisë për çështjet ekonomike, Robert Jenrick, i cili deklaroi se efektivët detarë mund të përdorin forcë vdekjeprurëse kur kjo të konsiderohet e nevojshme.

Propozimi ka shkaktuar reagime të ashpra nga kundërshtarët politikë. Ministri britanik i Mbrojtjes, Luke Pollard, e cilësoi planin si “të neveritshëm dhe të paligjshëm”, duke theksuar se forcat e armatosura nuk mund të zbatojnë urdhra të paligjshëm dhe nuk mund të qëllojnë ndaj civilëve të paarmatosur.

Duke folur për radion LBC, Farage argumentoi se çdo pjesëtar i forcave të armatosura britanike që ndodhet nën zjarr ka të drejtë të kundërpërgjigjet. Ai pretendoi gjithashtu se në kampet e migrantëve ndodhin çdo javë incidente me armë zjarri dhe sulme me thikë, duke i cilësuar organizatat që lehtësojnë kalimet e paligjshme si grupe serioze kriminale ndërkombëtare.

Plani i Reform UK, i njohur si “Operacioni Fortress”, u bë publik në gusht dhe parashikon kapjen e mjeteve lundruese të vogla që transportojnë migrantë drejt Britanisë. Dokumenti përcakton se përdorimi i forcës vdekjeprurëse do të lejohet vetëm kur është i ligjshëm dhe i nevojshëm për vetëmbrojtje ose për të mbrojtur të tjerët nga një kërcënim i menjëhershëm ndaj jetës.

Ndërkohë, Farage ka deklaruar se, në rast se partia e tij vjen në pushtet, synon të pezullojë për pesë vjet sistemin britanik të azilit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtëpia e Bardhë i kërkon dorëheqjen ambasadores së SHBA-së në Greqi pas akuzave për sjellje të papërshtatshme

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Kimberly Guilfoyle, ambasadorja e SHBA-së në Greqi, është vënë përpara kërkesës për të dhënë dorëheqjen, pas akuzave për sjellje...
16:26 | 13/10/2026

Shefi britanik i spiunazhit: Irani dhe Rusia po intensifikojnë fushatat hibride në Britani

Shefi i spiunazhit të brendshëm të Mbretërisë së Bashkuar këtë të marte ka deklaruar se Irani po shton përpjekjet për të goditur objektiva më të...
15:00 | 13/10/2026

Kërcënime ndaj kryeministrit Tusk, arrestimi i dytë brenda pak ditësh në Poloni

Policia polake ka arrestuar një 46-vjeçar me dyshimin për nxitje të vrasjes së zyrtarëve qeveritarë, përfshirë kryeministrin Donald Tusk dhe kryetarin e parlamentit Wlodimir Czarszty....
14:34 | 13/10/2026