Presidentja viziton familjen e Jakup Krasniqit, mban në prehër Gegën, nipin e ish-drejtuesit të UÇK-së

13 Tetor 2026 | 16:49

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka vizituar familjen e Jakup Krasniqit, ish-kryeparlamentarit dhe njërit prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili është dënuar me 25 vite burgim nga Gjykata Speciale.

Gjatë vizitës, presidentja është fotografuar duke mbajtur në prehër nipin e Jakup Krasniqit, Gegën. Fotografinë e ka publikuar në rrjetet sociale Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit, i cili ka bërë të ditur se familja e tij është nderuar nga prania e presidentes.

Në postimin e tij, Altin Krasniqi i ka uruar presidentes punë të mbarë dhe suksese në detyrën e saj, ndërsa ka theksuar rëndësinë e unitetit dhe solidaritetit në këtë periudhë të vështirë për familjen dhe Kosovën.

“Presidentja na nderoi sot me praninë e saj. Me këtë rast, i uruam punë të mbarë dhe suksese në misionin e saj në shërbim të Republikës së Kosovës!

Në këto ditë të vështira, jo vetëm për ne si familje, por edhe për shtetin tonë, na duhet unitet, solidaritet dhe përkushtim i palëkundur në betejat ligjore, në përpjekjet për rikthimin në atdhe të çlirimtarëve tanë”, ka shkruar ai.

Më 16 shtator 2026, Gjykata Speciale e dënoi Jakup Krasniqin me 25 vite burgim për krime lufte, në kuadër të procesit gjyqësor ndaj katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në të njëjtin proces, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u dënua me 25 vite burgim, Kadri Veseli me 18 vite dhe Rexhep Selimi me 13 vite burgim. Dënimet për të katër ish-drejtuesit e UÇK-së arrijnë në 81 vite burgim gjithsej.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia gjen armë dhe municione të ndryshme në dy lokacione në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy lokacione të ndara në veri të vendit ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme të municionit....
16:36 | 13/10/2026

Erdogan uron presidenten Justina Shiroka-Pula: Bashkëpunimi me Kosovën do të vazhdojë të zhvillohet

Bashkëpunimi shumëdimensional me Kosovën do të vazhdojë të zhvillohet edhe në të ardhmen ka deklaruar presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan në letrën e tij të...
14:27 | 13/10/2026

Kosova i kërkon SHBA-së rikthimin e Dialogut Strategjik dhe mbështetje për anëtarësim në NATO

Kosova i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të rikthejë dialogun strategjik me të si dhe përkrahje për anëtarësim në NATO. Këto kërkesa...
10:32 | 13/10/2026