E martë, 13 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

“Flamuri serb do valvitet në Prizren”, ish ambasadorja: Joshje e qytetarëve për qëllime politike, BE luan me dy karta

Alma Lama, ish ambasadore e Kosovës në Itali ka komentuar zhvillimet e fundit në rajon dhe deklaratën e fortë të ministrit serb Ivica Daçiç, i cili tha se flamuri serb do të valvitet sërish në Prizren.

Gjatë një interviste për emisionin “Takohemi n’Vizion” me Fjodora Fjorën, Lama tha se këto retorika përdoren për qëllime elektorale dhe për të joshur targetgrupin nacionalist.

Reklamë

“Ivica Daçiç shquhet për deklarata provokuese. Nuk është i vetmi që e përdor Kosovën për retorika elektorale. Janë të gjithë të një mendje, nuk janë për njohjen e Kosovës.

E përbashkëta e tyre është që asnjë nuk e ka guximin të heqë dorë nga Kosova. Më dëshpëruese është edhe lista e studentëve që marrin pjesë në këto zgjedhje. Edhe studentët që protestuan kundër Vuçiç kanë të njëtin mendim. Shoqëria serbe nuk shkëputet dot nga e kaluara.

Reklamë

Gjuhë për të joshur elektoratin. Elektorati nacionalist është shumë i rëndësishëm. Nga ana tjetër ka shprehur edhe ambiciet e qeverisë. Këto deklarata janë edhe për të provokuar në Kosovë për të nxitur nacionalizmin. Nuk është e rastësishme, por e qëllimshme, me një gur ka dashurt të vrasë disa zogj”, tha Lama.

Ish ambasadorja më tej theksoi se Kosova do të duhej të ankohej më shumë për këtë deklaratë në qarqet diplomatike të BE, teksa thekson se vetë BE luan me dy karta.

“Nuk mendoj që ka Serbia fuqi të rikthej procesin e njohjeve mbrapsh. Vendet që e kanë njohur janë vende të botës demokratike, por edhe vende që vijnë nga kontinente të tjera. Daccicc e ka përmendur ccështjen e tërheqjes së njohjes, por kjo gjë nuk ka ndodhur. Për Kosovën, ai numër është i qëndrueshëm. Është ushqim për elektoratin e tij.

Kosova do të duhej të reagonte në kanale diplomattike, sidomos me BE. Serbia nuk synon të anëtarësohet në NATO por në BE. Kosova duhej të ankohej që ta dënonte ashpër këtë deklaratë. Ka pasur reagime nga BE për ccështje të tjera si psh për ceremoninë shtetërore që iu bë kriminelit të luftës. BE luan me dy karta, një e tërheqjes e një e kritikave. Në shoqërinë serbe nuk ka luajtur ndonjë rol. Ata po shikojnë nga Rusia dhe duan të bëhen agresiv, nuk ndryshojnë”, tha Lama.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.