Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Bardhi reagon ashpër për protestën te Ministria e Arsimit: Ndalni terrorin ndaj rinisë, ata protestojnë për një Shqipëri më të re

Shkruar nga Newsbomb
Bardhi reagon ashpër për protestën te Ministria e Arsimit: Ndalni
Gazment Bardhi dhe protesta

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me protestën që po ndodh këtë të martë te Ministria e Arsimit. Përmes një postimi në Facebook, Bardhi u ka bërë thirrje autoriteteve që të ndalin dhunën ndaj protestuesve.

Ai ka theksuar se të rinjtë po protestojnë për një Shqipëri me të mirë meritojnë respekt dhe përgjigje ndaj kërkesave të tyre. Bardhi ka paralajmëruar gjithashtu se çdo akt dhune ndaj studentëve është një akt kundër së ardhmes së Shqipërisë.

Postimi i plotë:

MOS DHUNONI STUDENTËT! NDALNI TERRORIN POLICOR NDAJ RINISË!

Të rinjtë dhe të rejat që protestojnë për një Shqipëri më të mirë meritojnë respekt, jo dhunë; përgjigje, jo represion; liri, jo frikësim!

Kush ngre dorë mbi rininë, dëshmon frikën nga zëri i saj dhe nga ndryshimi që ajo kërkon. Asnjë pushtet nuk mund ta shuajë me dhunë zërin e një brezi që kërkon dinjitet, drejtësi dhe të ardhme në vendin e vet.

Mos e ngatërroni heshtjen me bindjen dhe frikën me nënshtrimin. Rinia nuk intimidohet, nuk blihet dhe nuk ndalet!

Çdo akt dhune ndaj studentëve është një akt kundër së ardhmes së Shqipërisë. Dhe çdo pushtet që zgjedh dhunën përballë rinisë, përshpejton humbjen e legjitimitetit të vet.

Duart larg studentëve!

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese