AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Protesta e studentëve në Tiranë shoqërohet me përplasje me policinë

Studentë dhe të rinj protestuan të martën para Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar kushte më të mira dhe largimin e qeverisë. Policia ndërhyri me autobot me ujë dhe gaz lotsjellës, ndërsa Komiteti Shqiptar i Helsinkit kërkoi hetimin e incidenteve dhe respektimin e të drejtave të protestuesve.

BIRNBIRNngaBIRN
7 hours më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
whatsapp image 2026 10 13 at 7.08.03 pm
Një protestues valëvit flamurin kombëtar gjatë tubimit të së martës, ku të rinjtë u përplasën me policinë në qendër të Tiranës. Foto: LSA

Protesta e studentëve dhe të rinjve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë u shoqërua me përplasje mes një pjese të demonstruesve dhe policisë, pasi protestuesit hodhën sende drejt godinës dhe dëmtuan rrethimin e saj.

Policia përdori autobotin me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, ndërsa të paktën 23 protestues janë shoqëruar, sipas zëdhënësit të Policisë së Shtetit.

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi se gjashtë efektivë të Policisë së Shtetit kishin mbetur të plagosur gjatë kryerjes së detyrës dhe dënoi dhunën ndaj tyre.

“Goditja e një punonjësi policie nuk është ushtrim i së drejtës për të protestuar”, u shpreh Demo, duke u bërë thirrje pjesëmarrësve të ruajnë qetësinë dhe të kontribuojnë në uljen e tensioneve.

Ai shtoi se policia do të vijojë të garantojë rendin dhe sigurinë, duke respektuar të drejtën për protestë paqësore dhe duke vepruar me profesionalizëm, përmbajtje dhe në përputhje me ligjin.

 

1 nga 5
- +
whatsapp image 2026 10 13 at 7.22.30 pmwhatsapp image 2026 10 13 at 7.22.30 pm
whatsapp image 2026 10 13 at 7.20.12 pmwhatsapp image 2026 10 13 at 7.20.12 pm
whatsapp image 2026 10 13 at 7.22.34 pm (1)whatsapp image 2026 10 13 at 7.22.34 pm (1)
whatsapp image 2026 10 13 at 7.22.39 pmwhatsapp image 2026 10 13 at 7.22.39 pm
whatsapp image 2026 10 13 at 7.22.39 pm (1)whatsapp image 2026 10 13 at 7.22.39 pm (1)

1. Protestiesi hedh gurë drejt policisë

2. Policia arreston një protestuese

3. Një reklamë City Lights digjet

4. Policia hedh gaz lotsjellës

5. Protestuesi përballet me policinë

Tubimi ishte thirrur në orën 14:00, me një apel për pjesëmarrjen e studentëve nga i gjithë vendi. Pjesëmarrësit kërkuan kushte më të mira për arsimin dhe hodhën slogane kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

“Duam kushte, duam dije, jo pallavra qeverie”, ishte një nga thirrjet e protestuesve, të cilët ngritën shqetësime për vështirësitë ekonomike dhe largimin e të rinjve nga Shqipëria.

Protestuesit hodhën vezë drejt Ministrisë së Arsimit, ndërsa disa syresh shkulën kangjellat dhe pllakat e trotuarit dhe goditën xhamat e ndërtesës me gurë.

Gjatë ndërhyrjes, policia shtyu një pjesë të turmës përgjatë Rrugës së Durrësit, ndërsa mediat publikuan pamje ku shfaqen efektivë policie duke tërhequr zvarrë një protestues dhe duke e goditur me shkop gome.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 13 persona janë paraqitur për ndihmë mjekësore në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.

Pas publikimit të një videoje ku shfaqej një 19-vjeçar me këmbë të thyer, i cili transportohej nga disa policë me uniformë pranë Parlamentit, në një mënyrë që ngjante me bartjen e një thesi me patate, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëroi pezullimin e menjëhershëm nga detyra të katër efektivëve dhe shefit të Rendit në Komisariatin Nr. 1 në Tiranë.

Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin disiplinor ndaj punonjësve të pezulluar, ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka filluar hetimet për rastin.

Policia njoftoi gjithashtu ngritjen e një grupi të posaçëm për të analizuar veprimet e efektivëve gjatë gjithë protestës dhe për të vlerësuar nëse janë respektuar procedurat standarde të punës.

“Çdo punonjës që ka shkelur procedurat apo ka tejkaluar kompetencat do të mbajë përgjegjësi”, deklaroi Policia e Shtetit.

Kërkesa për hetimin e dhunës

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) shprehu shqetësim për dhunën gjatë protestës, duke bërë të ditur se, sipas raportimeve dhe vëzhguesve të tij në terren, ishin lënduar protestues, punonjës policie dhe gazetarë. Organizata dënoi dhunën nga cilado palë dhe bëri thirrje për përmbajtje.

“Aktet e dhunës të kryera nga individë të caktuar nuk mund të shërbejnë si justifikim për trajtimin e të gjithë pjesëmarrësve si persona të dhunshëm”, theksoi KShH, ndërsa shtoi se e drejta e protestës nuk legjitimon dhunën ndaj policëve, gazetarëve apo personave të tjerë.

Organizata kërkoi që përdorimi i forcës nga policia të respektojë parimet e ligjshmërisë, domosdoshmërisë dhe proporcionalitetit. Ajo shprehu shqetësim të veçantë për raportimet mbi lëndimin e gazetarëve dhe kërkoi garantimin e sigurisë së tyre gjatë raportimit.

KShH u bëri thirrje institucioneve të hetojnë në mënyrë efektive dhe të pavarur të gjitha incidentet dhe pretendimet për përdorim të tepruar të forcës, si dhe të garantojnë transparencë për personat e shoqëruar apo të ndaluar dhe respektimin e të drejtave të tyre procedurale.

Ndërhyrja e policisë u kritikua edhe nga deputetë të opozitës.

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, e cilësoi dhunën ndaj studentëve si “akti i fundit i një autokracie të mykur” dhe deklaroi se pushtetit të Edi Ramës i kishte ardhur fundi. Sipas tij, të rinjtë protestojnë sepse kërkojnë standarde të ngjashme me ato në vendet evropiane.

Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku, iu drejtua ministrit të Brendshëm, duke i kërkuar të ndalojë dhunën ndaj studentëve dhe të trajtojë padrejtësitë që, sipas saj, i shtynë ata të dalin në protestë.

“Dhuna kundër studentëve nuk duhet të jetë suksesi jot i parë pas ardhjes në detyrë si Ministër i Brendshëm”, u shpreh Koçeku.

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, dënoi atë që e cilësoi si “dhunë brutale” ndaj studentëve dhe kërkoi dorëheqjen e kryeministrit.

“Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi dhe të japë dorëheqjen! Kush prek studentët, prek të ardhmen e Shqipërisë!”, u shpreh Shehaj.

Protesta e studentëve vjen pas më shumë se katër muajsh tubimesh kundër qeverisë në Tiranë, të nxitura fillimisht nga kundërshtimi ndaj projektit turistik në Zvërnec dhe shqetësimet për mbrojtjen e mjedisit e të pronës.

Protestuesit i zgjeruan kërkesat, duke përfshirë dorëheqjen e qeverisë së Edi Ramës dhe shfuqizimin e ndryshimeve ligjore për zonat e mbrojtura dhe investitorët strategjikë.

Tubimet dhe marshimet në kryeqytet kanë vijuar gjatë verës dhe vjeshtës, ndërsa largimi i qeverisë ka mbetur një nga kërkesat kryesore të pjesëmarrësve.

Tjetri
whatsapp image 2026 10 13 at 11.15.27 pm

Gazetarët përballen me dhunë dhe kërcënime nga policia gjatë protestës studentore

whatsapp image 2026 10 13 at 11.15.27 pm

Gazetarët përballen me dhunë dhe kërcënime nga policia gjatë protestës studentore

23:43 | 13/10/2026
whatsapp image 2026 10 13 at 7.08.03 pm

Protesta e studentëve në Tiranë shoqërohet me përplasje me policinë

16:58 | 13/10/2026
Komisioni Antikorrupsion i Ramës shihet si propagandë

Mungesa e “Rrumit” shtyn në Apel gjyqin për Plaurent Dervishajn

16:22 | 13/10/2026
SPAK

Ndalohen 7 anëtarët e një grupi të trafikut të qenieve njerëzore

15:46 | 13/10/2026
boci mazniku

PS kërkon një komision të ri për reformën territoriale

14:20 | 13/10/2026
veliaj ndreca

GJKKO vendos avokatë të Ndihmës Juridike Falas për Erion Veliajn

14:05 | 13/10/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.