Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Flakë, gurë, vezë e përplasje të ashpra para Ministrisë së Arsimit, reagon zv.kryeministrja: Dhuna nuk është zgjidhje

Shkruar nga Newsbomb
Flakë, gurë, vezë e përplasje të ashpra para
 

Situata vijon të jetë e tensionuar prej më shumë se tre orësh para Ministrisë së Arsimit, ku efektivët dhe qytetarët vijojnë përplasjet mes tyre, ndërsa në mesin e tyre ka pasur dhe persona të lënduar. teksa protesta e ashpër vijon, zv.kryeministrja Alban Koçiu ka reaguar në lidhje me situatën e sotme për të cilën shkruan se është e trishtë të shikosh se si protesta degradon në dhunë të orkestruar.

“E trishtë të shohësh se si kultura e protestës degradon në një dhunë të orkestruar dhe, me sa duket, të “provokuar” rëndë nga pllakat e trotuareve.”, shkruan Koçiu përbri postimit të saj.

Më tej Koçi thekson në reagimin e saj se dhuna as nuk ka qenë e as nuk do të jetë kurrë zgjidhje.

“Dhuna nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë kurrë zgjidhje. Zhurma e gurëve, sulmet ndaj institucioneve dhe Policisë së Shtetit, si dhe shkatërrimi i pakuptimtë i pronës publike, nuk janë gjuha me të cilën i ka hije rinisë të shprehet, por zakoni i vjetër i atyre që i përdorin të rinjtë për të mbuluar paaftësinë e tyre politike.” vijon më tej reagimi i Albana Koçiut.

Ndërkohë që situata në Rrugën e Durrësit sa vjen e tensionohet, protestuesit vijojnë të hedhin sende të forta në drejtim të efektivëve, ndërsa këta të fundit vijojnë me tentativën për t’i larguar ata duke i lagur me ujë.

Sakaq mësohet se në terren janë aktualisht tre autobote nga një që ishte në fillim të protestës së sotme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese