Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë vijon të shoqërohet me incidente.
Një grup protestuesish ka ndezur një zjarr në mes të rrugës, duke i vënë flakën disa kutive të kartonit dhe objekteve të tjera.
Ngjarja vjen pas përplasjeve të vazhdueshme mes protestuesve dhe forcave të policisë, të cilat kanë ndërhyrë disa herë me dhunë për të shpërndarë turmën.












