web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kolo Muani me dy fytyra te Juventusi

13 Tetor 2026, 17:08, Sport CNA

Kolo Muani me dy fytyra te Juventusi

Kolo Muani po dëshmon se është një lojtar me luhatje të mëdha te Juventusi, duke treguar dy fytyra të ndryshme në ndeshjen ndaj Cagliarit.

Sulmuesi francez ishte thuajse i padukshëm për 80 minuta, por u shndërrua në protagonist në 10 minutat e fundit, ku shënoi gol dhe shpërdoroi raste të pastra, përfshirë një traversë nga vetëm dy metra distancë.

Përmirësimi i tij erdhi pas aktivizimit të Woltemade dhe kalimit në një skemë me dy sulmues, çka i dha Kolo Muani më shumë hapësira, ndonëse ky rreshtim i kërkon atij më shumë sakrificë në fazën mbrojtëse.

Me sfidën e Europa League kundër Celta Vigo në prag dhe nevojën për pikë, trajneri Luciano Spalletti po mendon seriozisht të përdorë dyshen e sulmit që nga minuta e parë. Ndërkohë, klubi ka premtuar se do të ndërhyjë në merkaton e janarit për të sjellë një qendërsulmues të ri.

Juventus kërkon një lojtar me nuhatje për gol dhe aftësi për të luftuar brenda zonës, pasi Kolo Muani vuan në duelet fizike dhe Woltemade nuk ka ftohtësinë e duhur para portës.

Strategjia e drejtuesve është të gjejnë një lojtar cilësor që nuk po gjen hapësira në klubin e tij aktual, duke marrë si shembull transferimin e Malen te Roma pak muaj më parë. Deri në atë moment, Spalletti duhet të gjejë zgjidhjen e duhur taktike me organikën që ka në dispozicion.





Lajmet e fundit nga